Ruan kockat, mbron sytë, forcon zemrën …

Pas sallatave të ndryshme, turshive dhe lakrës, pranvera është koha më e mirë për t’u rifreskuar me qepë të gjelbra. Kjo perime është një bombë e vërtetë vitaminash që ju ruan nga sëmundjet e ndryshme dhe forcon shëndetin tuaj.
Qepa e re mund të hahet e freskët ose si shtojcë për gjellëra. Çfarëdo që vendosni, ju do të pasuroni trupin tuaj me vitamina, minerale dhe fitokimikale, që e bën atë një nga ushqimet më të shëndetshme.

Hulumtimet tregojnë se vetëm një kërcell i qepës së re përmban rreth 20 mikrogramë të vitaminës K dhe 1.6 miligramë vitaminë C. Të dyja këto vitamina janë thelbësore për rritjen, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e fuqisë së kockave dhe shëndetit. Nëse ushqimi juaj nuk përmban sasi të mjaftueshme të këtyre vitaminave, rriten gjasat e zhvillimit të osteoporozës, dhe një përqindje më e lartë e brishtësisë së kockave.

Qepa e re është e shkëlqyeshme edhe për shëndetin e syrit. Kërcelli i qepës së re përmban 24 mikrogramë të vitaminës A në formën e provitaminës A, e cila në organizëm shëndrrohet në retinol, formë aktive e vitaminës. Është zbuluar se qepët e reja mbrojnë sytë edhe nga inflamacioni.

Vitamina A dhe C, të cilat mund të gjenden në ushqime të tilla si qepët, kanë veti të forta antioksidante. Një dietë e pasur me ushqime me nivele të larta të antioksidantëve është e lidhur me rrezikun e reduktuar të sëmundjeve të zemrës. Vitamina C mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut e që, nga ana tjetër, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në mënyrë që të përjetohet shija e ëmbël ose e mesme e fortë e qepëve në pranverë, kokat e qepës duhet të jenë të forta dhe të bardha, ndërsa majat të freskëta dhe të gjelbra. Duhet të përdoret menjëherë ose më së shumti dy ditë nga blerja, sepse humb shpejtë vlerat ushqyese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button