Abadi thotë se Trump u zotua për mbështetje më të madhe në luftën kundër IS-it

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump e ka siguruar atë se do të përshpejtojë mbështetjen ndaj forcave irakiane në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik, njofton REL.

Abadi dhe Trump kanë zhvilluar takimin e parë më 20 mars në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se ata janë të gatshëm të bëjnë më shumë” sesa administrata Obama, ka thënë Abadi, duke shtuar se nga takimi, ai pati përshtypjen se administrata Trump do të ketë qasje më agresive, sa i përket luftës kundër IS-it.

“Mendoj se kjo administratë dëshiron të përfshihet më shumë në luftimin e terrorizmit”, është shprehur kryeministri irakian.

Trump ka bërë fushatë me premtimin se do të rrisë në mënyrë dramatike betejën kundër militantëve. Ai ka premtuar se do ta çrrënjosë “terrorizmin islamik”.

Abadi po qëndron këtë javë në Uashington ku do të marrë pjesë në mbledhjen e koalicionit që lufton IS-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button