Galup: Vetëm 37 për qind të amerikanëve e përkrahin presidentin Tramp

Punën e presidentit Donald Tramp e përkrahin dhe e miratojnë 37 për qind nga amerikanët, tregoi hulumtimi më i ri i agjencisë Galup.

Madje 58 për qind nga pjesëmarrësit në anketë kanë deklaruar se nuk pajtohen me punën dhe me procedurat e presidentit të ri.

Ky është deri tani rejtingu më i ulët i Trampit, pasi para dy muajve ai edhe zyrtarisght e mori funksionin president i SHBA-së.

Përkrahja e deritanishme për presidentin ka qenë më së shumti deri 45 për qind, por ajo edhe atëherë ka qenë më e ulët se përkrahja që në fillim të mandatit të tyre katërvjeçar dhe pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë e kanë pasur tre paraardhësit e tij – Bil Klinton, Xhorxh Bush dhe Barak Obama.

Hulutimi i Galup-it është bërë para se drejtori i FBI-së, Xhejms Komi të dëshmojë në Kongres dhe para komisionit të Senatit, ku ai deklaroi se nuk ka dëshmi se Donald Tramp u përgjua nga administrata e Obamës, para se të bëhet president.

Ekspertët e agjencisë besojnë se pas njohurisë së marrë nga Komi, shumë është besueshme se rejtingu ndoshta do të ishte edhe më i ulët.

Si sqarim për rënien e mëtejshme të rejtingut të Trampit, edhe para se të mbush 100 ditë si president, Galup e potencon “pakënaqësinë e opinionit, nga përgjimi kontrovers, i pakonfirmuar dhe i paargumentuar, por edhe dëshprimi mes amerikanëve me planin e republikanëve që ta heqin programin social “Obamaker”, me projekt të tyre të cilin nuk e përkrahin edhe shumë politikanë republikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button