Moisiu: Krijimi i ushtrisë nuk duhet të bie ndesh me aletatët

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se nisma për krijimin e Forcës së re përmes Ligjit nuk duhet të bie ndesh me aleatët tanë, SHBA-të, NATO-n dhe BE-në, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Por, në anën tjetër ai tha se krijimi i ushtrisë është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

Këto komente i bëri në konferencën që ka organizuar sot lëvizja Vetëvendosje, me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore” në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile e subjekteve politike, ekspertë të çështjes si dhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Shqipëria.

Po aty, ngjashëm, konstatoi edhe eksperti i sigurisë, Florian Qehaja, i cili tha se themelimi i ushtrisë nuk duhet të lëkund partneritetin me ndërkombëtarët, duke shtuar se në hulumtimet e bëra dalin të dhëna që hedhin poshtë supozimin se shumica e serbëve në Kosovë janë kundër themelimit të ushtrisë.

Ndërsa, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deklaroi se ky projektligj do të duhej të sillej nga Qeveria, dhe kjo çfarë ka ndodhur është lojë për bajraktarizëm.

E përfaqësuesit nga Lugina, Ragmi Mustafa e Jonuz Musliu, theksuan domosdoshmërinë e themelimit të ushtrisë, duke potencuar se kjo do t’i bënte të ndiheshin më të sigurt edhe qytetarët nga kjo pjesë.

Teksa, Bekim Qoku nga Republika e Maqedonisë, foli në lidhje me organizimin dhe funksionimin e ushtrisë në këtë shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL