Caktohet data e “El Clasicos”

Tashmë është zyrtare, El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës në Santiago Bernabeu do të luhet në 23 prill, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Drejtuesit e La Ligës publikoi datat dhe orën e ndeshjeve të javës së 32 dhe 33 nga ku mësohet se skuadra merenges dhe ajo katalanase do të masin forcat e tyre në orën 20:45 të 23 prillit.

Por përpara kësaj ndeshjeje, Real Madridit do të luajë në El Molinon ndaj Sporting Gijon më 15 prill, ndërsa Barcelona në të njëjtën ditë do të presë Real Sociedad në Camp Nou, ndeshje që do të luhet në 20:45.

Sfida mes Realit e Barcelonës pritet të përcaktojë jo pak fatin e këtyre dy skuadrave që janë në një luftë të hapur për titullin kampion të Spanjës. Opsioni më i mirë si për Los Blancos ashtu edhe për katalanasit është marrja e 3 pikëve, pasi mund të vendosë shumë nëse ekipet e mbyllin sezonin me pikë të barabarta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP