Detaje të reja për sulmin në aeroportin e Parisit

Zied Ben Belgacem, i cili u vra në aeroportin Orlli në Paris, pasi që sulmoi pjesëtarët e ushtrisë, në momentin kur ndërmori sulmin ka qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

“Tekstet toksikologjike, të kryera të dielën, dëshmuan për një nivel të alkoolit prej 0.93 gramë për litër në gjakun e tij, si dhe praninë e kanabisit dhe kokainës”.

Babai i Belgacem, shtetas francez me prejardhje nga Tunizia, tha se i biri i tij nuk ka qenë terrorist dhe për veprimin e tij fajësoi alkoolin dhe drogën.

Djali im nuk ka qenë terrorist, kurrë nuk është falur, por ka konsumuar alkool, tha i ati i Belgacem për mediat franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button