Zaev: E papranueshme është që Gruevski, bartësi i regjimit të zgjidh krizën (VIDEO)

Nuk mund për askënd në botë, por as për ne të jetë e pranueshme që njeriu i cili është bartës i regjimit dhe i cili e shkaktoi krizën, i cili dëgjoi mijëra qytetarë, burgosi gazetarë, opozitarë dhe individ të pafajshëm, i dyshuar për krime financiare më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë të jetë zgjidhës i krizës, tha lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë në një intervistë për Al Jezeira Ballkan, njofton Portalb.mk.

“Ne ftojmë të gjithë qytetarët, patriotët dhe simpatizuesit e tyre të komentojnë programin tonë. Ai duhet të jetë i përgatitur që të kalojë në opozitë. Pas nesh kemi 67 deputetë, pas të cilëve qëndrojnë 700.000 vota. Tash vijon dorëzimi demokratik i pushtetit dhe asgjë tjetër”, tha Zaev.

Në lidhje me dokumentin e paralajmëruar nga Nikolla Gruevski, të cilën e përgatit VMRO-DPMNE si zgjidhje e krizës, Zaevi tha që koha për çfarëdo dokumenti tashmë ka mbaruar.

“Vetëm programi për Qeveri të re është zgjidhje. Ai do të përballet me dokumente dhe dëshmi për krimet e bëra gjatë kohës së tij, por ajo është punë e institucioneve të pavarura. E vetmja zgjidhje është që të lejojë transfer të qetë dhe demokratik të pushtetit, sepse me pengesën e proceseve e dërgon Maqedoninë në skenare jo të këndshme. Është koha që pas 10 vjetëve të jenë opozitë konstruktive me të cilën duam të bashkëpunojmë, vetëm kështu mund të shtyjmë proceset për ardhmërinë e qytetarëve dhe Maqedonisë. Qëndrojmë në institucione, duhet të formojë Qeveri të re dhe VMRO-DPMNE duhet të shkojë në opozitë. Po, përflitet se Maqedonia do të jetë e shkatërruar sepse ai nuk do të jetë në pushtet, kjo është larg mendjes së shëndoshë”, tha Zaev.

Për caktimin e seancës parlamentare, por edhe për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, Zaev tha edhe pse kërkesat e presidentit Gjorge Ivanov nuk janë të logjikshme, sërish ata do t’i ndjekin principet demokratike dhe të gjitha proceset do t’i ecin nëpërmjet institucioneve.

“Ky program tregon se nuk ka asnjë Platformë të Tiranës ose çfarëdo qoftë dokumente të tjera, por vetëm program për Qeveri të ardhshme të Maqedonisë e cila 100 përqind është në interes të qytetarëve, e forcon përparimin kushtetues dhe i vërteton integrimet euro-atlantike të Maqedonisë. Kur nuk arritën të formojnë Qeveri, dhe mandati iu dha partisë me më shumë deputetë, atëherë ajo u parashtrua si problem”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button