MASH-i heton përfshirjen e nxënësve në protestë

Ndonëse me vonesë, Ministria e Arsimit ka reaguar mbi daljen e nxënësve në protesta kundër “Platformës Shqiptare” gjatë procesit mësimor. Nga ky dikaster  kanë fajësuar drejtorët e shkollave të cilët kanë lejuar që nxënësit të dalin në rrugë, ndërkaq thonë se kanë urdhëruar Inspektoratin Shtetëror të Arsimit që të ndërmerr masat e duhura, njofton alsat-m, përcjell Portalb.mk.

Ndërkohë LSDM-ja ka fajësuar kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit për detyrimin e të punësuarve në arsim që të shkelin ligjin.

Në një video të publikuar ditë më parë nga nxënësit e gjimnazit të Prilepit, shihej se si drejtori i kësaj shkolle iu mban nxënësve fjalime nacionaliste dhe i detyron ata të dalin në protesta gjatë orarit mësimor. Nga Ministria e Arsimit ende nuk kanë një vendim nëse drejtori I këtij gjimnazi do të sanksionohet, pasi një gjë e tillë përbën shkelje ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button