Gazetarja gjermane që vuri në siklet Trumpin (VIDEO)

Gazetarja gjermane Kristina Dunz është duartrokitur nga kolegët e saj për faktin se si ka arritur t’ia parashtroj radhazi disa pyetje presidentit amerikan Donald Trump, duke marrë parasysh faktin se në rrethana të zakonshme ai arrin t’iu shmanget.

Gazetarja e agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), ka marrë komente pozitive vetëm pse ka arritur ta pyes drejtpërdrejt Trumpin se pse “aq shumë po u frikësohet medieve”, gjatë një konference për media gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, transmeton Telegrafi.

“Pse frikësoheni nga lajmet e ndryshme, kurse në media shpesh flisni se po publikohen lajme të rreme? Në fund të fundit një gjë të tillë nuk mund ta dëshmoni, dhe pretendimet se Barack Obama ju ka përgjuar”, e kishte pyetur gazetarja.

Donald Trumpi i ka injoruar këto pyetje, dhe në vend të tyre u është përgjigjur pyetjeve rreth tregtisë së jashtme.

Kristina Dunaz dhe një gazetar tjetër gjerman ka marrë komente pozitive për shkak të pyetjeve  të bëra, por ajo u është përgjigjur duke u thënë se thjesht i kishte bërë pyetjet që kolegët e saj amerikanë nuk kanë mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button