Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kërkon takim me eurokomisarin Hahn

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” e mbështetur nga mijëra qytetarë të cilët protestojnë rrugëve të Shkupit që nga data 27 e muajit të kaluar kundër platformës shqiptare, sonte kërkuan takim me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili gjatë ditës së nesërme pritet të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç është paralajmëruar, eurokomisari Johannes Hahn i shoqëruar nga eurodeputeti Ivo Vajgl, Knut Fleckestein dhe Eduard Kukan, do të realizojë takime me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov, si dhe me krerët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë Maqedoninë.

Protestuesit të cilët marshuan nga godina e Qeverisë deri te Kuvendi i Maqedonisë, poashtu kërkuan që Hahn të dënojë platformën shqiptare, e cila sipas tyre, “është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë”.

Nga Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” paralajmëruan se nesër masovikisht do të oganizohen dhe do të presin eurokomisarin Hahn rrugëve të qytetit.

Protesta me kërkesa të njëjta mbahen edhe në disa qytete tjera të Maqedonisë. Një ndër kërkesat kyçe është refuzimi i Ligjit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin do të drejtojë vendin drejt ridefinimit.

Protestat e inicuara nga kjo iniciativë filluan nga 27 shkurti i këtij viti, kur kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ia dorëzoi presidentit Ivanov dëshminë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re, ndërsa presidenti Ivanov pas dy ditëve të njëjtën e refuzoi duke u arsyetuar se “nuk do të mandatojë çdo kë që negocionon për platforma të huaja me të cilat cenohet populli maqedonas, kërcënohet shteti unitar, sovraniteti dhe pavarësia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button