Papa kërkon falje për rolin e Kishës në gjenocidin në Ruandë

Papa Françesku ka kërkuar falje për “mëkatet dhe të dështimet e Kishës dhe anëtarëve ” gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Ruanda, përcjell REL.

Në një deklaratë pas takimit në mes të Papës dhe presidentit të Ruandës Paul Kagame, Vatikani ka pranuar se disa priftrinj katolikë dhe murgesha “u janë nënshtruar urrejtjes dhe dhunës, duke tradhtuar misionin e tyre ungjillorë”, duke marrë pjesë në gjenocid, raporton AP.

Në gjenocidin e vitit 1994 në Ruanda, janë vrarë mbi 800,000 pjesëtarë të etnisë Tutsi, ndërkaq pjesëtarët e moderuar Hutu u vranë nga ekstremistët Hutu.

Shumica e viktimave vdiqën në kisha, ku kishin kërkuar strehim.

Vatikani ka thënë se “Papa Françesku ka shprehur dëshirën e tij që njohja e dështimeve në atë periudhë, mund të kontribuojë për riparimin e besimit”.

Vitin e kaluar, peshkopët katolikë në Ruandë, kishin kërkuar falje për “të gjitha të këqijat që Kisha ka kryer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button