Parimi fituesi me fituesin nuk vlen më për BDI-në

Për BDI-në më nuk do të vlejë parimi fituesi me fituesin. Edhe pas deklaratave të një ditë më parë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski se ky parim duhet të respektohet, BDI i kujton atij vendimin e kryesisë qendrore, që është mbështetje për shumicën e re, transmeton Alsat M.  Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi thotë se rezultatet e fundit kanë vë në pikëpyetje parimin fituesi me fituesin.

“Çështja e aplikueshmërisë klasike të parimit shumicë me shumicë, pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve normalisht se është treguar diskutabile. BDI vendimin e saj të fundit dhe të plotfuqishëm e ka për t’i dhënë mbështetje shumicës së re parlamentare me 67 deputet” – tha për Alsat M, Teuta Arifi, Nënkryetare e BDI-së.

Arifi thotë se parimi në fjalë nuk është mënyra e vetme mbi të cilën mund të hartohet një marrëveshje koalicioni mes fituesve nga dy blloqet politike. Qëndrime sikur të Arifit kishin edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së. Nënkryetari Nevzat Bejta i pyetur në lidhje më këtë parim, kishte theksuar se fituesi me fituesin nuk parashikohet me ligj. Pas vendimit të BDI-së që të mos koalicionojë me VMRO-DPMNE-në, kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski në një intervistë për të përditshmen “Dnevnik” pati theksuar tash e tutje çdo kush që tenton të kërkojë respektimin e parimit të pashkruar fituesi me fituesin, do të dëbohet nga selia e partisë së tij. Ndërkohë një ditë më parë, në një intervistë televizive, Gruevski ndryshoi qëndrimin e tij.

“Derisa nuk veprohet si deri tani, fituesi me fituesin, do të ketë ndikim shumë të dëmshëm” –deklaroi kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski.

Parimi fituesi me fituesin u vendos në vitin 2007 në marrëveshjen e majit me BDI-në. Vetë ish kryeministri Nikolla Gruevski, aso kohe kishte deklaruar se bëhet fjalë për një proces verbal që nuk ka peshë të një dokumenti. Ky parim deri më tani është aplikuar tre herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button