SHBA-të bojkotuan seancën në OKB me pretendimin se ka qenë kundër Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) bojkotuan të hënën një seancë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në kuadër të Kombeve të Bashkuara i cili diskutoi për Palestinën dhe territoret e tjera arabe të pushtuara, duke pretenduar se e njëjta ka mbajtur anë dhe ka qenë e drejtuar kundër Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shtetet e Bashkuara do të votojë kundër çdo rezolute të parashtruar në këtë pikë të rendit të ditës dhe inkurajon vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit në detyrë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner.

Ai tha se “nuk është në interesin e Këshillit të fajësojë vetëm një palë duke e bërë në mënyrë të pabalancuar”.

Të mërkurën e kaluar, Kombet të Bashkuara akuzuan Izraelin për imponimin e një regjimi të aparteidit mbi popullin palestinez, hera e parë që një agjenci e OKB-së kishte ngritur një pretendim të tillë.

Megjithatë, në deklaratën e tij Toner akuzoi organin se për një kohë të gjatë mban qëndrim të njëanshëm kundër Izraelit.

Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor gjenden nën okupimin izraelit që nga viti 1967.

Në Jerusalemin Lindor gjenden mbi 200 mijë kolonë hebrenjë, ndërsa në Bregun Perëndimor mbi 400 mijë. Sipas ligjeve ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet kolone hebrenje në këto rajone trajtohen si ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button