Ja si të fitoni gjithnjë në dashuri

Ballafaqimi me dashuri kërkon që të besosh më të mirën për një person dhe të dëshirosh të bësh më të mirën për atë person. Nëse ju doni të zbatoni ballafaqimin me dashuri, nuk mund të besoni se bashkëshorti/ja juaj ka si synim të fitojë argumentin dhe se ti nuk ke si synim të dalësh mbi bashkëshortin/en.

Që të jeni të hapur ndaj vëzhgimeve dhe kritikave të bashkëshortit/es kërkohet një qëndrim, i cili e sheh bashkëshortin/en si shok dhe jo si armik. Nëse ju e mendoni burrin apo gruan tuaj si armik, çdo përpjekje për të komunikuar do të duket si ankim. Atëherë, për shkak se ju nuk dëgjoni, bashkëshortin/en tuaj do t’i duhet ta përsëritë atë që u tha dhe të dy do të zini t’i ankoheni njëri-tjetrit.

Është e vërtetë që bashkëshorti/ja juaj nuk duhet ta përplaste një problem pune tek ju, por kjo është pjesë e të qenit një bashkëshort i dashur, i cili dëshiron që të dëgjojë dhe të ndihmojë. Synimi është të ndani me bashkëshortin/en për hir të dashurisë dhe të mos përqendroheni tek konflikti, i cili çon në izolim.

Që ta përsërisim, çështja nuk është nëse ju fitoni apo humbisni, por çështja është se si e luani lojën e konfliktit. Nëse komunikoni me respekt dhe merrni në konsideratë ndjenjat e bashkëshortit/es tuaj, do të fitoni që të dy çdo herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button