MASH i ndau 4 milionë denarë FSHI-së

Sot, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, realizuan vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame.

Delegacioni nga MASH-i u mirëprit nga Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi  dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi.

“Ministri Lutfiu uroi Kryetarin e BFI-së dhe Dekanin e FSHI-së për marrjen e lejes për punë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për ciklin e dytë të programit studimor për FSHI, për vitin akademik 2017/2018. Gjithashtu nga ana e MASH-it janë siguruar 4 milionë denarë për veprimtarinë arsimoro-shkencore të FSHI-së. Në këtë takim u bisedua edhe për tejkalimin e sfidave të FSHI në drejtim të krijimit të kuadrit sa më cilësor, konkurent në lëminë që zhvillon ky institucion i arsimit të lartë. Gjatë vizitës së realizuar,Kryetari i BFI-së falenderoi ministrin Lutfiu për mbështetjen e dhënë nga ana e Ministrisë së Arsimi dhe Shkencës për këtë institucion fetar”, kumtojnë nga MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button