Trysni ndaj PSP-së: Koçan në arrati, punëtorët e tij protestojnë për të mos shkuar në paraburgim

Të punësuarit në “Transmet” dhe kompani tjera në pronësi të Sead Koçanit, sot kanë protestuar përpara zyrës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe e kanë bllokuar rrugën me kamionë, duke i bërë trysni së njëjtës, që ta tërheq masën e paraburgimit për Koçanin, njofton Portalb.mk.

Në ndërkohë, “TVNova”, pronar i së cilës është Koçan, ka nisur një fushatë kundër PSP-së, për siç thonë ata, trusni ndaj tyre.

Megjithatë, llogaria e televizionit nuk është e bllokuar, madje Koçan nuk ndiqet për ndonjë vepër penale që ka të bëjë me mediën, por krejtësisht diçka tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që të punësuarit në ndërmarrjet e Koçanit protestojnë. Ata protestuan edhe përpara Gjykatës së Apelit derisa sillte vendim për paraburgosjen e biznesmenit.

Ndryshe, Koçan e ka braktisur vendin një ditë më pas kur Gjykata Penale mori vendimin për përcaktimin e masës  30 ditë paraburgim për të.  Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: Rasti i Koçanit, VMRO-DPMNE kërcënon gjykatësit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button