Sulmohen dy policë në Shkup

Të dielën rreth orës 18 në Shkup, në Sallën e Sportit te Parku i Qytetit, ku është luajtur ndeshja e basketbollit mes klubeve Rabotniçki dhe Kumanovë, dy policë që kanë qenë të angazhuar për sigurim të ndeshjes, janë ofenduar dhe janë nënçmuar nga një grup i tifozëve të klubit Rabotniçki.

Katër prej tyre kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë. Gjate tentimit për arrestimin e tyre, D.A. (18) nga Shkupi ka rezistuar dhe me grushte ka goditur një polic në fytyrë. D.A. është arrestuar në Stacionin Policor “Qendër” dhe ndaj tij do të ngritet padi adekuate, shkruan Gazeta Lajm.

Policit të lënduar i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e Qytetit, prej ku është dërguar në kontroll plotësues në Qendrën Klinike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button