Zoran Zaev pas takimit me Han: Qytetarët po humbasin durimin

19.15: Zaev flet pas takimit me Hanin

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë pas takimit me Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan, është shprehur se Johanes Han dhe ata bashkërisht janë për formim sa më të shpejtë të Qeverisë, dhe kjo sipas Zaev nuk duhet të zgjatet, ngaqë shkon në rrezik të Maqedonisë dhe humbjes së durimit të qytetarëve të saj, njofton Portalb.mk.

“Mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qarta! Ne e kemi prezentuar programin. Çdo ditë e harxhuar, është ditë e rrezikshme për Maqedoninë. Ka edhe qytetarë në VMRO-DPMNE që besojnë në përparimin e shtetit. Kam shpresë se kryetarët e partive do të kenë sens për të zgjidhur këtë krizë. Ne jemi parti politike që varemi nga qytetarët. Besojmë që nuk do të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Euro komisari ka dërguar porosi pozitive që seriozisht të qasemi ndaj situatës momentale në vend. Ne tërë kohës kemi pasur përkushtim të madh dhe se i vetmi i qëllim është që të bllokohet përzgjedhja e kryetarit të komisionit dhe anetarët e tyre. Kjo tregon se si mund të funksionojë një shtet demokratik. Dhe këto janë procese për të mirën e shtetit. Ne duhet të durojmë, qytetarët e kanë humbur durimin, dhe ne duhet të punojmë dhe të sjellim vendime. Qendrimi ynë është i qartë, ne presim respektim të Kushtetutes dhe ligjit”, tha Zoran Zaev pas takimit me Johanes Han.

 

18.30 Ali Ahmeti flet pas takimit me Han

Ata shfaqën një interesim të madh mbi zhvillimet politike në Maqedoni dhe se si të tejkalohet kriza politike për rikthim të normalitetit të funksionimit të institucioneve shtetërore dhe se kjo mund të arrihet nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit ndërpartiak, kështu u shpreh pas takimit me Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njofon Portalb.mk.

“Ata shfaqën një interesim të jashtëzakonshëm mbi zhvillimet dhe kërkonin mundësi se si mund situata të tejkalohet dhe vendi të kthehet në normalitet me institucione funksionale duke filluar nga Kuvendi deri tek konstituimi i Qeverisë. Porosi, mesazhe ishin shumë miqësore që vendi duhet t’i tejkaloj të gjitha mosmarrëveshjet dhe të marrim obligim të gjitha forcat politike në vend, deri në konstituimin e suksesshëm të institucioneve këtu në Maqedoni”, deklaroi Ahmeti. Ahmeti theksoi se ka kërkuar nga Han si dhe nga tre eurodeputetët tjerë, që ata edhe më tej t’i inkurajojnë dhe t’ua lehtësojnë, me qëllim të tejkalimit të dallimeve që i kanë si parti politike dhe institucionet të merren më çështjet shumë më serioze me të cilat përballet vendi ynë. Sigurisht që ne duhet të dialogojmë, sigurisht që ne duhet të kërkojmë zgjidhje për të mos e dërguar situatën deri në ato nivele dhe t’i dëshpërojmë miqtë tanë në këtë rast, BE­në sepse nuk do të ishte mirë për asnjë forcë politike as nuk do të ishte mirë për vendin tonë, por t’i grumbullojmë energjitë pozitive dhe t’i vëmë në funksion të zgjidhjes së krizës politike dhe jo të ngarkesave. Kjo krizë të zgjedhet me mjete politike dhe të mos shndërrohet nga krizë politike në ndëretnike. Të gjithë duhet të investojnë në drejtim konstituimit të institucioneve dhe të funksionimit të tyre”, ka thënë Ahmeti.

 

16.51: Sela flet pas takimit me Hanin

“Sa më shpejtë të jepet mandati që të formohet Qeveria dhe të vazhdojmë në rrugën e vetme të tonë drejt NATO-s dhe BE-së”, kështu deklaroi lideri i LR-PDSH-së dhe anëtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me eurokomesarin, Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me mosdhënien e mandatit nga presidenti, ai tha se presidenti mund të ketë qindra qëndrime, por si kryetar i shtetit, në lidhje me mandatin nuk ka të drejtë në qëndrin personal, por duhet që t’ia japë mandatin atij që siguron shumicën.

“Çdoherë e përsëris së duhet ta jep mandatin, nga ana tjetër duhet të vazhdojë seanca konstituive, të zgjidhet kryetar i Kuvendit, edhe një herë do të informohet Ivanov se ka shumicë dhe mundemi që të presim 10 ditë që të japë mendim pozitiv, ai sipas Kushtetutës nuk ka të drejtë të mos e jep mandatin”, tha Sela.

16.35- BDI ka filluar takimin me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan.

Në takim nga pala e BDI-së, janë Ali Ahmeti, Teuta Arifi, Talat Xhaferi dhe Artan Grubi.

15:54- Kasami flet pas takimit me Hanin

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami pas takimit me eurokomeasrin Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe  Knut Flekenshtajn deklaroi se është biseduar për hapat që duhet të ndërmerren me qëllim daljen e vendit nga kriza.

“Në këtë drejtim janë edhe aktivitetet  e BESËS, pa shikuar interesat partiak në shikojmë se si të dalim nga kjo krizë. Ne vlerësojmë se ka faktorë që dëshirojnë që këtë krizë  institucionale ta thellojnë dhe ta shndërrojnë në krizë intraetnike. Përkrahja e eurodeputetëve është e një rëndësi të veçantë”, ka thënë Kasami.

15.30- Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga LR-PDSH dhe Vesel Memedi nga RDK, tani po zhvillojnë takim me euromokesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe tre eurodeputetët, Knut Flekenshtajn, Eduarn Kukan dhe Ivo Vajgël.

Han Sela

14.30 – “Është e nevojshme Qeveri e re për zbatim të reformave. Nuk ka kohë për të humbur”, kështu ka porositur eurokomesari Johanes Han, në Tuiter.

 

Në një postim tjetër thuhet se “Rruga drejt BE-së është e hapur për Shkupin pas takimit të fundit të Këshillit të BE-së, por se ora po ec. Nevojitet shtetformësi në vend të taktikave. Ekonomia po pëson”.

 

14.10- Eurokomesari Han së bashku me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe  Knut Flekenshtajn filloi takimet me partitë politike në Shkup, fillimisht takon Lëvizjen Besa.

Han- Besa
Han- Besa

13.15 – Para arritjes së Hanit në Shkup, protestuesit kundër gjuhës shqipe, simpatizantë të VMRO-së janë mbedhur para selisë së Bashkimit Evropian në Shkup.

08.44-  Komisioneri Johanes Hahn është nisur për në Maqedoni, ndërsa nga aeroplani ka dhënë një porosi.

“Rrugës për në Shkup, Johanes Hahn, Eduard Kukan, Knut Flenkeshtajn dhe Ivo Vajgëll porosisin: Respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentare. Mos nxiti tensione ndëretnike”.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han bashkë me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe  Knut Flekenshtajn, sot vjen në Maqedoni, për t’u përpjekur që ta përshpejtojë procesin e daljes nga kriza politike, pasi presidenti Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

LEXO: Ivanov refuzon takimin me Han: Le të takohet me protestuesit kundër Platformës Shqiptare

Agjenda e Johanes Hanit:

  • Takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ora 12:40. – nuk është mbajtur shkaku i agjendës së ngjeshur të Hanit.
  • Takim me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ora 14:10.
  • Takim me Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët ora 15:10.
  • Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ora 16:30.
  • Takimi me Zoran Zaevin e LSDM-së, do të jetë në ora 17:45.
  • Han do të takohet me kryetarin e Kuvendit, por në agjendë nuk është shkruar emri i kryeparlamentarit.
  • Takimi i fundit do të jetë me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit në ora, 20:00.
  • Deklaratë për media, Johanes Han do të jep në ora 21:45.

Të premten, eurokomesari Han porositi se “së pari duhet dorëzim demokratik të pushtetit, e më pas implementim të reformave”. Han apelon për “dorëzim demokratik të pushtetit, si dhe fton politikanët që të implementojnë Marrëveshjen e  Përzhinës.

Megjithatë, kjo porosi dhe shumë të tjera të ngjashme – që Ivanov “të mendohet edhe një herë” rreth vendimit për mosdhënie të mandatit, kanë hasur në vesh të shurdhër, pasi që presidenti flet në një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski, i cili është i prerë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Eurokomesari Han herën e fundit në Shkup ka qenë më 9 dhe 10 shkurt, ku pati takime me liderët partiak të cilët kanë fituar mandate në përbërjen e re kuvendore, presidentin dhe shoqërinë civile. Pas takimeve me krerët politik të Maqedonisë, tha se më rëndësi është të respektohet Marrëveshja e Përzhinës dhe të krijohet një Qeveri cilësore,

Pasi Ivanov më 1 mars kumtoi se nuk do t’ia jep mandatin Zaevit, Han, nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka komentuar vendimin duke thënë se “të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve”, njofton Portalb.mk.

“Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ka shkruar Han.

Para vizitës se eurokomisionerit Han ne Shkup, Rusia shprehet kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni. Ambasadori rus në OSBE Aleksandër Lukasheviç, dje tha se duhen respektuar të drejtat e maqedonasve, duke i lënë të vendosin vetë për fatin e tyre.

Deklaratat e diplomatëve rusë kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni janë shpeshtuar.

Koordinim për vazhdimin e seancës konstituive

Pasi LSDM dorëzoi iniciativë në Kuvend më 17 mars, për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend e cila filloi dhe u ndërpre më 30 dhjetor të vitit 2016, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative sot në ora 12:00 është caktuar vazhdimi i seancës konstituive. Në njoftimin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit në ikje, Trajko Veljanoski, thuhet se në takimin koordinues duhet të vërtetohet përbërja e Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime (KZE) që do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.

Sipas procedurës, kryetari i Kuvendit  zyrtarisht do të deklarojë se ka shumicë parlamentare dhe do të kërkojë mandat nga presidenti për programin e Qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button