Koktej molotovi janë hedhur në një objekt hotelierik në Tetovë

Sot në mëngjes, rreth orës 4:30, dy persona të panjohur i kanë thyer dritaret dhe kanë gjuajtur koktej molotovi në një objekt hotelierik në Tetovë, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Rasti është paraiqtur nga dëshmitarët, ndërkaq ekipi i zjarrfikësve e ka fikur zjarrin, në të cilin janë dëmtuar disa tavolina dhe karrige të objektit, i cili ndodhet në udhëkryqin e rrugëve “JNA” dhe “Jane Sandanski”.

Ekipet policore të cilët kanë kryer ekspertizë në afërsi të vendit kanë gjendur edhe një shishe me lëng, çekan dhe sqepar.

Nga policia  gjithashtu njoftojnë se po angazhohen për t’i gjetur autorët dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP