Londër: Procesi i Bregzitit do të fillojë më 29 mars

Qeveria britanike më 29 mars do ta aktivizojë nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës me çka praktikisht do të fillojë procesi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, kumtoi sot Daunin strit 10.

“Përfaqësuesi i përhershëm britanik në Bruksel sot në mëngjes e informoi BE-në se më 29 mars Britania e Madhe do ta aktivizojë nenin 50”, deklaroi një përfaqësues i Kabinetit të kryeministres britanike Tereza Mej.

Fillimi i procesit për Bregzit u mundësua pasi më 16 mars mbretëresha Elizabeta e Dytë formalisht e miratoi Ligjin për procesin për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, që paraprakisht u miratua nga dy dhomat e Parlamentit britanik.

Kryetari i Dhomës së poshtme të Parlamentit britanik, Xhon Berkov, pas miratimit të Ligjit nga mbretëresha, konfirmoi se Mej mund t’i fillojë negociatat për Bregzit në “çfarëdo kohe”.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Dauning Strit 10 sot kumtoi se tani për tani Qeveria nuk planifikon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button