Johanes Han nuk do të takohet me protestuesit e VMRO-DPMNE-së

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, nesër nuk do të takohet me përfaqësuesit e të ashtuquajturës iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët nën organizim të personave të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, protestojnë kundër Platformës Shqiptare, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, e ka konfirmuar se Han ka marrë ofertë edhe për tjera takime, por ai dhe tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgël, nesër në Shkup do të takohen vetëm me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

“Han do të takohet me partitë politike. Është e vërtetë se ka edhe tjera kërkesa dhe shpesh kur udhëton në vend, ne mundohemi që të takohemi me sa më shumë bashkëbisedues, duke i përfshirë edhe ato të shoqërive civile, megjithatë këtë herë eurokomesari do të takohet vetëm me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, pasi që agjenda e tij nuk lejon më shumë”, theksoi Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button