Timonie: Formim të shpejtë të Qeverisë, vendi nuk mundet shumë të pret

“Maqedonia duhet të ngelet në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe për atë është e nevojshme Qeveri përgjegjëse e cila do të jetë në gjendje të sjellë vendime, reforma dhe politikanë me ndjenja për interes të përgjithshëm të vendit”, deklaroi sot ambasadori francez në Maqedoni, Kristijan Timonie, njofton Portalb.mk.

“Pritet që të formohet Qeveri dhe më rëndësi është ai vendim të sillet mjaft shpejtë, pasi që vendi nuk mundet shumë të pret. Ka sfida politike dhe ekonomike dhe çdokush pret një Maqedoni të fuqishme. Eurokomesari Han nesër vjen në Shkup dhe shpresojmë se do të gjejë zgjidhje të mirë dhe praktike për ngadalësimin e deritanishëm të formimit të Qeverisë”, tha Timonie.

Ai gjithashtu tha se pret një Maqedoni të fuqishme të cilës do t’i respektohet integriteti, sovraniteti dhe uniteti, dhe në atë aspekt Franca si ashtu edhe vendet tjera të Evropës gjithnjë do të jenë në anën e saj.

Pyetur për Platformën Shqiptare se a duhet të hiqet, Timonie tha se nuk është puna  tij që të deklarohet për atë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button