Raporti i Lumturisë: Norvegjia vendi i parë, Maqedonia nga fundi

Maqedonia rendit si vend i palumtur  duke u renditur në vendin e 92-të nga 155 vende të marra në shqyrtim. Këtë përfundim ka nxjerrë Raporti i Lumturisë, një studim që mbështetet çdo vit nga OKB-ja. Në këtë klasifikim Maqedonia radhitet në pozitën e 92 nga 155 shtete të mbarë botës që janë marrë në shqyrtim. Ndërsa vendi më i lumtur i botës në këtë raport u vlerësua Norvegjia, ndërsa vendi më i i palumtur ishte Republika e Afrikës Qëndore, njofton Alsat M.

Në shqyrtim janë marrë 155 shtete në mbarë botën dhe vendi ynë radhitet në pozitën 92, duke mos ndryshuar asgjë nga viti i shkuar. Në këtë klasifikim, shteti më i avantazhuar i rajonit është Serbia e cila radhitet e 73-ta, ndjekur nga Kroacia në vend të 77-të, Kosova e cila është një vend më ulët, Mali i Zi në të 83-tin. Greqia mban vendin 87-të, Bosnja ndërkohë radhitet e 90, teksa Shqipëria radhitet si vendi me i palumtur i rajonit duke u pozicionuar e 109-ta.
Vendi i parë në renditje është zënë nga Norvegjia, e cila i merr kështu kryesimin e vitit të shkuar Danimarkës, duke e lënë këtë të fundit të dytën. Top treshja përmbyllet me Islandën që ndiqet nga Zvicra dhe Finlanda. Ndonëse një vend i Zhvilluar, ShBA-ja zë pozitën e 14, teksa ekspertët arsyetojnë se zhvillimi ekonomik nuk është gjithçka.

Diçka e tillë vërtetohet edhe nga pozita e Gjermanisë, Luksemburgut dhe e shumë vendeve të tjera, që ndonëse kanë një nivel të lartë të ardhurash për frymë, nuk rradhiten ndër vendet e para. Fundi i klasifikimit përmbyllet me Tanzaninë, Burundi dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Raporti i Lumturisë që mbështetet nga OKB, ka një metodologji gjithëpërfshirëse, e cila në analizën vjetore merr në shqyrtim një sërë faktorësh përfshirë të ardhurat për frymë, mbështetjen sociale, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, lirinë për të marrë vendime, respektimin e të tjerave të njeriut, nivelin e korrupsionit etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button