Aksion humanitar për Qendrën Ditore për Fëmijët në Rrugë e cila u dogj

Shoqata për Prosperitet Shoqëror-Ekonomik, “Njeriu para së gjithash”, me 21 mars në fillim të orës 20:00, në vendin Koncept 37 në Shkup organizon aksion humanitar që ka për qëllim të ndihmojë Qendrën Ditore për Fëmijë në Rrugë – Shuto Orizare në kuadër të Shoqatës për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve, që u dogj deri në themel në zjarrin që ka ndodhur me 1 mars, njofton Portalb.mk.

Në ngjarje do të ketë ekspozitë të fotografive nga fotografë të njohur të Maqedonisë, të cilat do të mund t’i blini dhe me blerjen e tyre direkt ju dhuroni donacion, si dhe do të vendoset kuti për donacione dhe gjithsesi do të  dhuroni me blerjen e pijeve.

Përveç kësaj mund të dhuroni edhe: ngjyra, fletore, libra dhe mjete të tjera shkollore si dhe mjete higjienike, të cilat për momentin u janë të nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button