Presidenti Nishani dekreton shkarkimet dhe emërimet e Ramës në qeveri

Pas rezervave të shprehura publikisht ndaj kandidaturës së Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm, Presidenti i Republikës e dekretoi atë në këtë detyrë. Bashkë me Xhafën, Nishani dekretoi edhe shkarkimin e 3 ministrave të tjerë dhe zëvendësimin e tyre me propozimet që i kishte dërguar Kryeministri, shkrua Abcnews.al, transmeton Portalb.mk.

Presidenti i Republikës dekretoi shkarkimin e 4 ministrave të Qeverisë Rama dhe zëvendësimin e tyre me 4 emrat e rinj të propozuar nga Kryeministri. Dekretet e para i përkasin dikasterit për të cilin Bujar Nishani thirri një konferencë të posaçme shtypi, Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kreu i Shtetit e quajti të papërshtatshëm zëvendësimin e Saimir Tahirit me Fatmir Xhafajn, duke iu referuar disa akuzave publike në adresë të këtij të fundit, për veprimtarinë e tij si hetues gjatë periudhës së diktaturës.
Kështu, Presidenti i Republikës bëri të qartë se dekretimi i tij për Fatmir Xhafën është i detyruar nga Kushtetuta, ndërsa fjala e fundit për të do t’i takojë Parlamentit.
Kreu i Shtetit nuk shprehu rezerva përsa i përket lëvizjeve në 3 dikasteret e tjera. Ai dekretoi shkarkimin e Ilir Beqes si ministër të Shëndetësisë dhe zëvendësin e tij me Ogerta Manastirliun. Shkarkimi i Bledi Çuçit u pasua nga dekretimi i emërimit të Eduard Shalsit si ministër për Cështjet Vendore. Ndërsa në fund, Presidenti Nishani dekretoi Olta Xhaçkën si ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në vend të Blendi Klosit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button