Vazhdon keqpërdorimi i nxënësve për qëllime politike, kësaj radhe në Ohër (FOTO+VIDEO)

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Shën Naumi i Ohrit” dhe Shkollës së Mesme për Hotelieri “Vanço Pitoshevski” në Ohër, sot në mëngjes e kanë lëshuar mësimin dhe i janë bashkëngjitur të ashtuquajturës iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila udhëhiqet nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së për të protestuar kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve për barazi, njofton Portalb.mk.

Nxënësit kanë theksuar se “po e mbrojnë unitaritetin e shtetit” dhe se janë “kundër dygjuhësisë dhe federalizimit”, terme të cilat tash e sa kohë po i propagandon VMRO-DPMNE-ja dhe lideri i saj, Nikolla Gruevski.

Nxenes protesta

Pasi kanë protestuar përpara oborrit të shkollave, nxënësit më pas janë drejtuar për te gjimnazi i Ohrit “Shën Klimenti i Ohrit” me qëllim që “t’i inkurajojnë bashkëmoshatarët e tyre që t’u bashkëngjiten protestave”. Prej atje, të njëjtët janë drejtuar për në sheshin e qytetit ku i kanë deklaruar kërkesat e tyre dhe i kanë dhënë mbështetje presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

LEXO: АNALIZË: Kur politika futet nëpër derë – arsimi largohet nëpër dritare!

Përndryshe, agjitimi dhe involvimi i fëmijëve për qëllime politike është në kundërshtim me ligjin për arsim të mesëm, me të cilin është i ndaluar çdo organizim dhe veprim politik dhe fetar, dhe që është jashtë qëllimeve të arsimit

Sipas avokatit të popullit, Ixhet Memeti, “shkollat duhet të jenë vend ku do të kryhet veprimtaria kryesore – procesi edukativo-arsimor”.

Ky nuk është rasti i parë ku për qëllime partiake VMRO-DPMNE agjiton dhe nxit nxënësit që ta lënë mësimin për të dalë në protesta kundër Platformës Shqiptare.

Rasti më i freskët është ai i Prilepit, ku në gjimnazit, drejtori u bëri thirrje nxënësve që të dalin “për ta mbrojtur Maqedoninë”.

LEXO: SKANDAL: Drejtori i nxit nxënësit për në protestat e VMRO-së, nxënësja: Nuk jemi këtu për politikë (VIDEO)

Më parë përfaqësuesit e Unionit të Shkollave të Mesme në Probishtip nëpërmjet një porosie deri te nxënësit, shumica e të cilëve janë minoren i ftojnë që të mos shkojnë në mësim dhe me atë ta shprehin përkrahjen për kërkesën e iniciativës së iniciuar nga VMRO-DPMNE “Për Maqedoni të përbashkët. Njëkohësisht ky union ftoi që nxënësit të bashkëngjiten në protestat të cilat janë paralajmëruar për në këtë qytet. LSDM gjithashtu publikoi edhe një bisedë të rrjeteve sociale në mes nxënësve.

“Më cingëro nesër pas orës së dytë do të protestohet përpara shkollës për dygjuhësi, diku gjysmë ore si kryetar jam e obliguar që t’u njoftojë, pas asaj do të jemi të lirë nga shkolla, do me thënë pas orës së dytë, asgjë s’do të evidentohet, pasi që kjo shkon nëpërmjet komunës, kjo është në të gjitha qytetet. Do me thënë nesër jemi në  shkollë deri në orën e dytë, pastaj duhet të dalim në protestë, përshëndetje”, thuhet në porosi.

fillim të muajit mars, ka pasur një përpjekje tjetër në Gjimnazin e Shkupit “Josip Broz Tito” që nxënësit të dalin në protesta, pikërisht në kohën kur para shkollës kanë ardhur kamerat e mediave proqeveritare, që t’i inçizojnë gjoja se shkojnë në protestë kundër dygjuhësisë.

Urdhri i tillë është dhënë nga drejtorja, e cila është edhe donatore e VMRO-DPMNE-së. Gjithsesi, kjo është inçizuar pikërisht në kohën kur portali i afërt me VMRO-DPMNE-në, “Kurir” doli me titull “Nxënësit e shkollës së mesme i bashkohen marshit” Për Maqedoni më të mirë”.

kurir

Një ditë pas kësaj ngjarje, më 4 mars, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, njoftoi se në shkollën “Goce Dellçev” në Qendër të Shkupit është vendosur një broshurë ku shkruhet se “do të dënohen të gjithë ata që nuk do të dinë gjuhë shqipe”.

“Deri ku do të shkojë budallallëku, edhe nxënësin i involvojnë dhe i keqpërdorin për “qëllime politiko-partiake”, shkruan Zhernovski.

Më 1 mars, dhjetëra nxënës nga Shkolla e Mesme Teknike “Gjorgi Naumov” nga Manastiri, rreth orës 10 e kanë ndaluar mësimin dhe kanë dalë përpara oborrit të shkollës në protestë kundër dygjuhësisë.

LEXO: Fushatë e dhunshme e VMRO-DPMNE-së

LEXO: Incidentet, tentimet e fundit të dëshpëruara të VMRO-së, kujdes nga provokimet

LEXO: Vazhdon “loja e rrezikshme e shpalljes tradhtarë” dhe shpërndarjes së urrejtjes

LEXO: Një pjesë e nxënësve boshatisin bankat nga pasiguria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button