“E bukura dhe bisha”, çifti i vërtetë nuk kishte aspak fund të lumtur

Historia e përjetshme e Disney “E bukura dhe bisha” mori sërish jetë këtë vit falë Emma Watson dhe Dan Stevens. Por e dini që historia e tyre magjike nuk është rezultat i fantazisë së një personi? Ajo bazohet në një histori të vertetë, e cila vërteton se bukuria fshihet thellë brenda nesh, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Pedro Gonzalez u lind në Tenerife të Spanjës në vitin 1537, por nuk u rrit si fëmijët e tjerë, me pamje normale. Ai kishte një shtresë të leshtë në të gjithë trupin dhe fytyrën duke krijuar përshtypjen e një burri të egër, një krijese nga mitologjia e Evropës së mesjetës që ishte gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë. Të gjithë besonin se ai shndërrohej në një krijesë të egër gjatë natës, nga ata që hanin edhe fëmijë.

Historia e tij filloi me kurorëzimin e mbretit Enrico II të Francës në mes të shekullit të 16-të, kur ai iu dha si dhuratë mbretit. Prania e tij krijoi entusiazëm tek të pranishmit. Pedro u mbajt i mbyllur në bodrumin e kështjellës.

Ndërkohë që e mbanin të mbyllur në bodrum e vizitonin shpesh doktorë dhe shkencëratë që dëshironin të vërtetonin se ai nuk ishte njeri i egër. Në realitet ishte një djalosh 10-vjeçar me shumë qime, një sëmundje që sot njihet si hipertrikoza kongjenitale. Fenomeni që ndodhte në trupin e tij njhej ndryshe edhe si “sindroma e njeriut ujk” dhe gjatë mesjetës u shfaq në rreth 50 veta. Pedro ishte i pari.

Në atë kohë, njerëzit me çrregullime trupore konsideroheshin më shumë si simbole pasurie dhe jo si qenie njerëzore. Për shkak të gjendjes së tij, mbreti e pa Pedon si një trofe. Për të provuar se si ai do të reagonte e shkolloi si të gjithë të tjerët dhe i lejoi që të mbante versionin latin të emrit të tij Petrus Gonsalvus. Pedro mësonte shumë shpejt. Pasi mësoi tre gjuhë dhe filloi punë në gjykatë.

Në vitin 1559, mbreti Enrico II u nda nga jeta për shkak të një goditjeje dhe la pas gruan e tij Catherine de Medici. Ajo dëshironte të zbulonte nëse do të lindeshin të tjerë si Pedro nëse e martonte atë dhe bënte fëmijë. Ndaj vendosi ta martonte me një vajzë të bukur që mbante emrin e saj, vajzën e një nënpunësi të gjukatës. Çifti u takua për herë të parë ditën e dasmës. Nuk janë bërë të njohura shumë detaje nga dita e dasmë dhe nga martesa e tyre, por thashethemet që doktorët e mbretëreshës i vëzhguan gjatë natës së tyre të parë qëndrojnë ende. Ata dëshironin të shikonin nëse Pedro të të shndërrohej në përbindësh gjatë natës dhe nëse bukuroshja do ia dilte. Duke i surprizuar të gjithë, bukuroshja u dashura me “bishën” dhe ata kishin një martesë të lumtur. Mbretëresha u dëshpërua kur dy fëmijët e tyre të parë nuk kishin trashëguar lëkurën e leshtë të të atit. Por u gëzua kur dy djemtë dhe tre vajzat e tjera trashëguan sindromën e të atit. Pedro dhe Catherine kishin gjithsej shtatë fëmijë, pesë prej të cilëve me “sindromën e njeriut ujk”.

Familja e tyre u bë shumë e njohur dhe mund të udhëtonte në të gjithë Evropën, ashtu si fisnikët e tjerë. Ata vendosën të qëndronin në Spanjë, atje ku kishin mbështetjen e Dukës së Parmës. Fëmijët e tyre me “sindromën e njeriut ujk” u dhanë si dhuratë në familje të ndryshme. Nuk ishte e lehtë nga familja të ndahej prej tyre, por nuk kishin zgjidhje tjetër. Pedro dhe Chatherine përfundian në liqenin Bolsena të Italisë, atje ku kaluan vitet e fundit të jetës. Pedro u nda nga jeta në vitin 1617, ndërsa e shoqja jetoi deri në vitin 1623.

I dhimbshëm është fakti që pavarësisht se Pedro ishte një njeri i sjellshëm dhe i butë gjatë gjithë jetës së tij, iu refuzua shtrati i vdekjes dhe varrimi në dhé të shenjtë, për shkak të paraqitjes. Deri në fund të jetës, atë e trajtuan më shumë si kafshë sesa si njeri.

Fatkeqësiht historia e vërtetë e të bukurës dhe bishës nuk kishte fund përrallor…

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button