Sot është dita botërore e Sindromit Down, veshni çorape dhe lyejni thonjtë me shumë ngjyra

Shënimi i ditës botërore të 21 marsit, Sindromit Down në Maqedoni do të mbahet në Kinotekën e Shkupit, nën moton “Zëri im, komuniteti im” (#MyVoiceMyCommunity)- aftësim i personave me Sindromin Down, të njëjtët të jenë të dëgjueshëm dhe të ndikojnë në politikat dhe veprimtaritë qeverisëse për kyçje të tërësishme në komunitet. Organizatorët e Qendrës për Sindromin Down ftojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet që të veshin çorape dhe të lyejnë gishtat me shumë ngjyra që të shprehin solidaritet me individët me Sindromin Down, njofton Portalb.mk.

Me fillim prej orës 19, në Kinotekën e Shkupit do të promovohen videomateriale të shkurta dhe do të hapet ekspozita e fotografive “Rëfime të pa thëna” e fotoreporterit Ognen Teofilovski. Do të prezantohet edhe video e UNICEF-it në të cilën shfaqet tekniku farmacist me Sindrom Down, Nina Kostovska.

“Më vitin 2017 të gjithë bashkërisht duhet të përqendrohemi në aftësimin e individëve me Sindromin Down të reagojnë, të jenë të pranueshëm dhe të ndikojnë në politikat dhe veprimtaritë qeverisëse, të integrohen plotësisht dhe me kushte të barabartë me të gjithë, me të gjitha aspektet e shoqërisë”, thonë nga Qendra e Sindromit Down.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button