Ndeshja me Italinë, De Biasi publikon listën, 4 lojtarë nga Superiorja (FOTO)

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga takimi eliminator i shumëpritur Itali-Shqipëri, trajneri i kombëtares kuqezi ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje, por edhe për miqësoren ndaj Bosnjes, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Risia më e madhe është grumbullimi për herë të parë i mbrojtësit të Kukësit, Albi Alla. Një tjetër lojtar i Kategorisë Superiore që rikthehet në Kombëtare është edhe mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi, ndërsa bie në sy mungesa e Shkëlzen Gashit që vazhdon të mos jetë në preferencat e De Biasit.

Sokol Cikalleshi rikthehet në Kombëtare, ndërsa emergjenca më e madhe është në fazën mbrojtëse me dy mungesa të rëndësishme si Gjimshiti dhe Mavraj. Një tjetër emër që ngjall interes është edhe mesfushori i kroatëve të NK Lokomotiva, Eros Grezda, i cili po kalon një moment shumë pozitiv.

Në këtë repart janë përfshirë gjithashtu edhe emrat e përdorur nga De Biasi gjatë muajve të fundit si Basha, Kukeli, Abrashi, Lila, Memushaj, Xhaka, Hyka dhe Roshi.

Në sulm janë thirrur Balaj, Cikalleshi, Llullaku e Sadiku, ndërsa në mbrojtje bashkë me debutuesin Alla janë të gatshëm edhe Agolli, Ajeti, Aliji, Hysaj e Veseli. Në listën e portierëve, Orges Shehi rikthehet pasi Etrit Berisha është i pezulluar, ndërsa bashkë me gardianin e Skënderbeut është edhe ai i Partizanit, Alban Hoxha dhe ai i Lazios, Tomas Strakosha.

Në konferencën për mediat nga ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri De Biasi u shpreh se synim i Kombëtares në këto eliminatore është vendi i dytë, megjithëse mbetet një objektiv mjaft i vështirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP