Spasovski nuk paraqitet në Prokurori te Zvërlevski – nuk ka marrë ftesë

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, sot nuk është paraqitur në Prokurorinë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi që nuk ka marrë ftesë, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria konfirmuan se Spasovski është ftuar që të merret në pyetje, ndërkaq ai thotë se nuk ka marrë ftesë. Lëndë e hetimit të Zvërlevskit janë dyshimet për raportet financiare të LSDM-së, por edhe të financimit të partisë.

Përpara tij, në Prokurori ka qenë edhe kryetari i partisë, Zoran Zaev.

“U paraqitëm në Prokurorinë themelore Publike për ta dëshmuar pafajësinë tonë. Financat për zgjedhjet janë publikuar dhe ne mund të shërbejmë si shembull i një partie politike si duhet të udhëheq me financat. Sa herë kur PSP ka hapur ndonjë procedurë kundër ndonjë funksionari të pushteti aktual, unë menjëherë bëhem shënjestër e Prokurorisë Themelore të Zvërlevskit”, tha Zaev pasi doli nga Prokuroria.

Prokuroria më 16 mars, kumtoi se kanë filluar hetim për parregullsitë zgjedhore për kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vitin 2014.

Përveç këtij hetimi, në kumtesë të Prokurorisë shkruan edhe se procedura hetimore udhëhiqet për zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

“Në procedurat hetimore janë të përfshirë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Vetëqeverisjes Lokale dhe bartës të funksioneve në parti të caktuar politike. Ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit si grup i organizuar e kanë kryer veprën penale, ofrim, dhënie ose premtim të dhuratës ose tjetër përfitim që të përfitojnë persona me të drejtë vote. Ndikimi ndaj personave në dy njësitë zgjedhore, ka pasur për qëllim që në mënyrë të caktuar të kryhet e drejta e votës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP