Ivanov si Gruevski: Zgjidhje e mundshme janë zgjedhjet e reja

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën hungareze “Magjar Hirlap” deklaroi se një nga zgjidhjet për tejkalimin e krizës janë zgjedhjet e reja parlamentare, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, në këto zgjedhje “qytetarët do të deklaroheshin për temat të cilat janë futur në periudhën pas-zgjedhore”.

Kjo nuk është hera e parë që Ivanov e përmend këtë opsion për zgjedhjet e krizës politike, për të cilën vazhdimisht insiston edhe bashkëpartiaku i tij dhe lideri i partisë së VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Ai përsëri e ka përmendur thekson Platformën e partive shqiptare si arsye për “thellim të krizës”, duke thënë se ajo “u bë kusht për formim të Qeverisë  dhe si president ai nuk mundet që ta lejojë cenimin e unitaritetit dhe sovranitetit të shtetit duke i shkelur interesat shtetërore dhe duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve maqedonas”.

Në lidhje me mosdhënien e mandatit për formim të Qeverisë, Ivanov thotë se problem ka qenë afati në të cilin janë dorëzuar nënshkrimet si dëshmi për shumicë parlamentare dhe ajo që Zaev ta hedh poshtë Platformën.

Ivanov është sot është për vizitë pune në të cilën do të takohet me presidenett Janosh Ader, kryeministrin, Viktor Orban dhe kryetarin e Parlamentit Laslo Kovers, pas vizitës së nesërme të eurokomesarit Johanes Han, dhe tre eurodeputetëve Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekeshtajn në Shkup, të cilët do të realizojnë takime me partitë politike parlamentare.

LEXO: Pas Azerbajxhanit autokrat, Ivanov për vizitë tek Orbani kontrovers dhe i censurës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button