Han: Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE

Evrokomisari për zgjerim Hohanes Han vlerësoi se situata në shtetet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej është e brishtë dhe se zgjidhje e përjetshme e saj mund të arrihet në kuadër të hapësirës ndërkombëtare, respektivisht brenda Bashkimit Evropian, njofton Portalb.mk.

“Ne nuk fokusohemi në datat e anëtarësimit. Flasim për procesin e qasjes, dhe me të cilën shpejtësi përparojnë shtetet varësisht atyre” theksoi Han në një intervistë për gazetën “Kurir” të Vienës.

Në lidhje me rezistencën e integrimit në BE, ai thekson se shumica e qytetarëve e vendeve anëtare janë të përmbajtur, për shkak të së cilës ato duhet të binden se anëtarësimi nuk paraqet problem, por përfitim.

Shtetet të cilat duan të bëhen anëtare, sipas Han, duhet të plotësojnë parakushte, funksionimi i sistemit juridik, duhet të jenë më atraktiv në investime. Ekonomitë e shtetit duhet që përgjatë të ardhurave të ardhshme, të jenë faktor kyç.

“Për këtë e vazhduam tregun e përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qarkullim të lirë i mallrave  dhe shërbimeve, pranim i përbashkët i certifikatave. Ajo relativisht lehtë do të zbatohej, pa u ndryshuar marrëveshjet, dhe do të paraqiste hapin e parë në rrugën e tregtimit të përbashkët evropian. Do të mund të ndodhin 80,000 shkëputje të pengesave formale”, tha Johanes Han.

Han konstatoi edhe ndikimin rus në rajon, e veçanërisht në zhvillimin gjeostrategjik të Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button