Rabiot: Më vjen keq që e bëra këtë gjë kundër Barcelonës

Adrien Rabiot nuk ka qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Barcelonës, shkruan lajmi.net, përcjell Portalb.mk.

Edhe pse ka pasur problem me një infeksion, mesfushori kërkoi që të luajë në sfidën ku PSG u turpërua keq.

“Kam luajtur me një infeksion në gjoks. Kam kërkuar që të luajë edhe pse nuk isha në gjendjen më të mirë. Më vjen keq sepse ndoshta dikush tjetër është dashur të luajë në vend timin. Është e qartë që unë kam qenë në vështirësi”, deklaroi Rabiot.

Ashtu sikur pothuajse të gjithë futbollistët e ekipit francez, edhe Rabiot u vlerësua me notë negative pas ndeshjes.

Ai u shpreh që tani është mirë dhe se do t’i ndihmojë PSG-së për të fituar titullin kampion në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP