Pas Azerbajxhanit autokrat, Ivanov për vizitë tek Orbani kontrovers dhe i censurës

Derisa të gjithë e presin vizitën e nesërme të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han në Maqedoni, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, pas vizitës në Azerbajxhan, sot do të qëndrojë në Hungari në të cilin do të ketë takime me presidentin e Hungarisë, Janish Ader, me kryeministrin Viktor Orban dhe me kryetarin e Parlamentit Lasllo Kover, njofton Portalb.mk.

Vizitat e shefit të shtetit, në kohën kur i njëjti e thelloi krizën politike pasi që nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili siguri shumicë parlamentare, në opinion u cilësuan si papërgjegjshmëri.

Ivanov - Aliev
Ivanov – Aliev

Ndaj vizitës së Ivanovit reagoi edhe LSDM e cila tha se “në vend që ta respektojë mendimin e qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’ia ndarë mandatin shumicës parlamentare, Ivanov zgjodhi që ta thellojë krizën dhe të ikë nga Azerbajxhani”.

Edhe pse pati thirrje të shumta nga përfaqësuesit vendorë dhe të huaj që ta ndryshojë vendimin dhe me atë të zgjidhet kriza institucionale dhe politike, Ivanov u bë i shurdhër duke i refuzuar të njëjtat.

Maqedonia tani është pa asnjë institucion funksional – Kuvendi ende është pa kryetar, ministrat dhe Qeveria kanë ingerenca të përkufizuara, ndërkaq në këto rrethana Ivanov e lëshon shtetin.

Pas Ilhamit autokrat, te Orbani kontrovers

Pas vizitës në Azerbajxhanin autokratik dhe të censurës, ku gazetarët dënohen vetëm pse i hetojnë krimet e kreut të shtetit dhe ku presidenti merr vendime skandaloze – emëron bashkëshorten për zëvendëspresidente, Ivanov, sot do ta vizitojë shtetin e Hungarisë, e cila së fundmi mbahet mend nga qëndrimi i ashpër ndaj refugjatëve, gjë që shtyu edhe të vendos një gardh në kufirin me Serbinë.

Kryeministri konservator i Hungarisë, Viktor Orban, i cili në vitin 2013 u dekorua nga presidenti Ivanov me dekoratën “8 Shtatori” për “përpjekjet e tija të shumta për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit shumë miqësorë ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë, si dhe për afirmimin dhe forcimin e reputacionit të Maqedonisë”, është lideri i parë evropian që ka shpërfillur kritikat nga Komisioni Evropian dhe nga administrata e ish-presidentit amerikan Barack Obama për ndërtimin e një “shteti joliberal”, transmeton Portalb.mk.

Victor Orban
Victor Orban

Orban gjithashtu në target e ka edhe shoqërinë civile, i cili së fundmi i fajësuar, njëjtë sikur bashkëpartiaku i Ivanovit, Nikolla Gruevski, se “po punojnë për Xhorxh Sorosin në dëm të interesave shtetërore”.

Në viti 2014,  Orban dha urdhër që të agjencitë shtetërore të auditivit të hetonin fondacione të financuara nga Norvegjia dhe tha se grupet e shoqërisë civile të financuara nga jashtë shtetit ishin mbulesa për “aktivistë politikë të paguar”.

Orban në vitin 2010, gjithashtu miratoi ligj për mediat, të cilën e kundërshtoi politika evropiane, duke kërkuar që të rishikoheshin nenet, të cilat censuronin mediat në këtë vend. Nëpërmjet ligjit shteti vendoste gjoba prej dhjetëra mijëra eurosh për mediat, të cilat preknin “dinjitetin njerëzor”, apo raportonin në mënyrë “të pabalancuar”.

Njëjtë sikur bashkëpartiaku i Ivanovit, Nikolla Gruevski, edhe Orbanit i ka penguar “përzierja e shteteve të huaja”, duke i hedhur poshtë kritikat e Francës dhe Gjermanisë kundër ligjit për mediat dhe duke theksuar se do ta ndryshojë ligjin e kontestuar nëse vendet e tjera evropiane e bëjnë gjithashtu për legjislacionin e tyre.

Në Samitin e Partneritetit Lindor të BE-­së në Riga të Letonisë në vitin 2015, presidenti i Komisionit Evropian, Jean­Claude Juncker, ka përshëndetur kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, me fjalët “Përshëndetje diktator’’, ndërsa Orban është përgjigjur: “Përshëndetje Duka i Madh”, duke iu referuar Luksemburgut, vendlindjes së Junckerit.

Pas këtyre fjalëve, Juncker i ka zgajtur dorën dhe i ka dhënë një shuplakë fytyrës, duke lënë të nënkuptohet se po bënte shaka, edhe pse shuplaka nuk ishte edhe aq e lehtë. Orbani ka zemëruar kolegët e tij në BE me kryerjen e reformave të mëdha kushtetuese dhe institucionale, të cilat sipas kritikëve frenojnë lirinë e shtypit dhe autoritetin gjyqësor.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Presidenti i KE i thotë kryeministrit hungarez ‘diktator’, më pas e qëllon me shpullë (VIDEO)

Orban: Zgjedhjet në Maqedoni i anuloi faktori i jashtëm

Kleriku boshnjak i jep përgjigjen e merituar Viktor Orbanit: komentet mbi Islamin dhe Europën vijnë nga padituria

Modeli Orbán

Sheqerinska: Tek ne hero është Orban dhe jo Nelson Mandela

Thirrje deri tek Ivanov për t’ia marrë çmimin Orbanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button