LSDM: Tani ka dokument, Gruevski mund të përgatitet vetëm për në opozitë

“Nikolla Gruevski mund të përgatitet vetëm për në opozitë dhe të përballet me drejtësinë, efektet nga dokumentet e tij qytetarët i kanë ndjerë”, reaguan nga LSDM ndaj intervistës së liderit të VMRO-DPNE-së, Nikolla Gruevski, i cili paralajmëroi se partia e tij po “përgatit dokument politik me të cilin do të ofrojë mundësi për dalje nga kriza politike”, njofton Portalb.mk.

“Tani përpara tërë opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtarë ka dokument konkret, pas së cilit qëndrojnë 700.000 qytetarë të Maqedonisë. Ajo është programi e Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare, e cila garanton jetë kualitative për të gjithë qytetarët, drejtësi për të gjithë, bashkim  dhe reforma për integrime euroatlantike”, deklarojnë nga LSDM.

Ata gjithashtu shtuan se “Gruevski patjetër menjëherë ta tërheqë retorikën e dhunshme, të ndalojë që të përhap trazira dhe ndarje te qytetarët për tema inekzistente që t’ia mbrojnë krimet e tij”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button