Gruevski paralajmëroi dokument politik – “Platformë për ruajtjen e Maqedonisë“

VMRO DPMNE përgatit dokument politik me të cilin do të ofrojë mundësi për dalje nga kriza, njoftoi lideri i kësaj partie Nikola Gruevski në intervistën e djeshme në “Kanal 5”.

Gruevski deklaroi se pret ditët në vijim dokumenti të finalizohet dhe t’u ofrohet partive më të mëdha politike si dalje nga kriza.

“Po përgatisim dokument për ruajtjen e Maqedonisë, ky është dokument politik që do të ofrojë mënyrë për dalje nga kriza. Përmes pranimit të tij, do të dilet nga kriza, por nuk do të shkatërrohet uniteti i shtetit. Ky dokument gjatë javës së ardhshme do t’u ofrohet partive politike dhe presim ta pranojnë si mënyrë për dalja nga kriza”, deklaroi Gruevski në intervistë.

Dokumenti, siç tha Gruevski, njëherë është shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv i partisë, i cili ka dhënë sugjerime, ndërsa gjatë kësaj jave duhet të finalizohet nga grupi i punës dhe t’u dorëzohet partive.

Rreth vizitës së euro- komisarit Han të martën, Gruevski përsëriti tre kërkesat që më herët i paralajmëroi deputeti, Aleksandar Nikolovski.

Gruevski në intervistë tha se synimi final nga realizimi i platformës së partive shqiptare është ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë sipas kërkesës greke dhe federalizimi i shtetit.

“Është plan që mund ta ndalojë vetëm populli. Në situatë kur VMRO DPMNE nuk e ka shumicën në Parlament që vet ta mbrojë shtetin, populli duhet ta mbrojë këtë vend. Shteti mund të zhbëhet nëse populli do të lejojë që ky person (Zoran Zaev) ta realizojë planin e tij”, tha Gruevski mes tjerash në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button