Nimic: Shpresoj se gjendja në Maqedoni të zgjidhet në kuadër të Kushtetutës

“Jam i shqetësuar për gjendjen në Maqedoni. Atë që mund ta theksoj në këtë moment është se gjendja në shtet është sjellë në rrezik të lartë me çka do të ndikojë ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë”. Këtë e deklaroi ndërmjetësi në kontestin mes Greqisë dhe Maqedonisë për ermin, Methju Nimic për pogramin Zëri i Popullit në Radio  Maqedonia e Lirë.

Nimic shpreson se gjendja e këtillë do të zgjidhet dhe tejkalohet me anë të rrugës paqësore dhe demokratike në kuadër të Kushtetutës si Republikës së Maqedonisë.

“Nuk do të mund të jepja vlerësime të tjera, sepse jam i fokusuar kryesisht në çështjen rreth emrit, por edhe njëherë do ta shprehje shqetësimin tim të madh për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni. Shpresoj se politikanët dhe populli do të përballen me të gjitha problemet që u paraqitën në shtet”, theksoi Methju Nimic për Programin Zëri i popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP