Merkel: Dëshirojmë tregje të hapura dhe tregti të lirë, e jo barriera

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrëmë deklaroi se Gjermania ka qëndrim të vendosur për mbrojtjen e tregtisë së lirë dhe tregjet e hapura, në momentin kur SHBA-ja udhëheq politikë gjithnjë e më protekcioniste.

“Ne me të vërtetë dëshirojmë tregje të hapura, tregti të lirë. Ne jemi kundër çfarëdo barrierash, por në epokën e internetit ne dëshirojmë t’i lidhim shoqëritë tona njëra me tjetrën dhe t’u lejojmë të tregtojnë në kushte të ndershme”, ka theksuar Merkel në hapjen e Panairit Ndërkombëtar për Teknologji informatike dhe telekomunikuese “CeBIT 2017” në Hanover.

Ajo e përshëndeti deklaratën e kryeministrit japonez, Shinxo Abe, i cili theksoi se BE-ja dhe Japonia së shpejti do të arrijnë marrëveshje ekonomike.

“Është mirë që Japonia dëshiron marrëveshje për tregti të lirë”, deklaroi Merkel, duke shtuar se do të donte që Gjermania të jetë “fuqi lëvizëse” për arritjen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button