Gruevski: Paralajmëroj – mund të mbetemi pa shtet

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski gjatë paraqitjes së tij në edicionin e lajmeve të Kanal 5 sërish bëri thirrje që populli të mbrojë shtetin. Gruevski paralajmëroi se është e mundur që Maqedonia të mos ekzistojë më.

“Është e nevojshme që populli të mbrojë shtetin, për arsye se shteti mund të mos ekzistojë më. Të mos thonë që nuk kam thënë, ja po e përsëris, nëse populli nuk e mbron shtetin ai mund të mos ekzistojë më. Të gjitha ata që mendojnë që mund t’i lejojnë që të formojnë qeveri, dhe të reagojnë kur të paraqitet ligji për gjuhët në seancën ditore, atëherë mund të jetë vonë për reagime. Paralajmëroj: Mund të mos kemi më shtet. Pasi që të formohet qeveria, ajo do të shpërlajë trurin banorëve. VMRO nuk mundur vetëm të mbrojë shtetin, këtë mundet ta bëjnë vetëm banorët”, tha Gruevski.

Në pyetjen e gazetares se pse lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk po e bën këtë, Gruevski u përgjigj “që të shpëtojë nga krimet e bëra”.

“Ai është i zhytur në krim në shumë raste konkrete. Si për shembull rastet “Ryshfeti”, “Kullat e mbretit” dhe së fundi ai me parregullsitë zgjedhore. Ai dëshiron që të harrohet përgjegjësia e tij në këto raste, për të gjitha krimet dhe korrupsionin. Zaev nuk e di se çfarë të bën me veten, gjegjësisht e di. E di se çfarë ndodh në secilin shtet normal në këtë situatë, do të shkojë në burg. Ai po e ruan ardhmërinë e tij. Ai me çdo kusht, duke shkelur vullnetin e popullit në mënyrë direkte, do të ndalojë atë që e pret”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Une mendoj se;
    Planin qe do ta prezanton , nese e pranon Bdi, atehere aJo eshte loje e tyre… Nese Jo , atehere krizen do ta bej edhe me teper …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button