Mourinho dëshiron qëndrimin në Manchester United për shumë vite

Jose Mourinho, trajneri portugez i ekipit të Premier Ligës Angleze, Manchester United, ka deklaruar se dëshiron që të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mourinho në deklaratën e tij për mediat portugeze duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë në futboll, tha se “Më së paku 3 vjet do të jem këtu. Mendoj se zyrtarët e klubit kuptuan që për sukses është e nevojshme qëndrueshmëria. Nëse dëshirojnë të qëndroj me kënaqësi do të vazhdoj për një kohë të gjatë, por të dyja palët duhet të jenë të lumtur. Nuk jam trajner që punon 10-15 vite në një klub pa arritur një sukses të vërtetë, por në rast se punët shkojnë mirë dëshiroj që të qëndroj një kohë shumë të gjatë në Manchester United.”

Ai gjithashtu theksoi se dallimi i fuqive mes ekipeve në Premier Ligë është zvogëluar me kalimin e viteve. “Në periudhën e Sir Alex Ferguson-it klubi ishte mësuar në suksese sa që nuk ishin vërejtur se klubet e tjera kanë arritur të tejkalojnë fazat. Me ndarjen e të ardhurave klubet u zhvilluan. Në saje të kësaj tashmë Manchester United nuk është vetë në krye të tabelës. 6-7 klube u bënë shumë të fuqishme. Klubet e tjera edhe pse janë të dobët ekonomikisht janë të fuqishëm”, tha trajneri 54-vjeçar.

Jose Mourinho në fillim të sezonit me Manchester United kishte nënshkruar marrëveshje tre vjeçare.

Manchester-i nën drejtimin e Mourinho-s gjendet në vendin e 7-të me 49 pikë në Premier Ligë. Manchester këtë sezon e fitoi Community Shield dhe Kupën e Ligës, ndërsa në UEFA Ligën e Europës në çerek finale do të luaj kundër përfaqësuesit të Belgjikës, Anderlecht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button