Sallai i kthehet shpejt Shkupit

Skuadra bardhekaltër nga Çairi po vazhdon të punojë intensivisht me stërvitje të rregullta për ndeshjen e radhës, e që do të jetë përballja me Lokomotivën në lagjen e Karposhit.

Pas fitores bindëse ndaj rivalit të qytetit, Skopjes dhe lojës së mrekullueshme që ka kënaqur më shumë se 3000 shikuesit që të shtunën e kaluar përcollën duelin, nga skuadra shpresojnë se shumë shpejt do të rikthehen fitoret edhe si mysafire.

Te skuadra e Shkupit vjen dhe lajm i mirë, pasi që Mumin Sallai ka filluar me seanca stërvitore dhe brenda dhjetë ditëve do të rikthehet në fushën e gjelbër. 

“Tani më kam filluar me stërvitje të lehta të cilat po i zhvilloj individualisht. Gjatë kësaj jave pritet ti bashkohen pjesës tjetër të ekipit, mirëpo rikthimi në fushën e gjelbër do të ndodh pas dhjetë ditëve, respektivisht ndaj Miravcit më 22 mars në Çair”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit Mumin Sallai. 

Kujtojmë, në ndeshjen miqësore me Ferizajn, Mumin Sallai kishte një tërheqje muskulore të këmbës së djathtë. Për shkak të rëndësisë së këtij lëndimi, Sallai mungoi në dy ndeshjet, atë me Dritën dhe “Skopjen”, ndërsa nuk do të luajë as në ndeshjen e ardhshme, që Shkupi do të zhvillojë të shtunën si mysafir ndaj Lokomotivës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button