Për LSDM-në nuk ekziston “Platforma e Tiranës”, por Programi i Qeverisë së re

Konsultimet mes LSDM-së dhe partive që i dhanë nënshkrimet e tyre që për mandatar të jetë Zoran Zaevi ende janë në zhvillim e sipër dhe nesër, më së voni deri të martën, pritet të zbardhet propozimi për kryetarin e ri të Kuvendit, deklaroi zv- kryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski për “Televizionin 24”.

“Besoj se deri në fillim të seancës konsultative gjegjësisht takimit për koordinim të Kuvendit do ta arrijmë edhe këtë marrëveshje. Disa variante janë në lojë, për të cilat duam të vendosim pasi të shohim cili është qëllimi i vërtetë nga kjo sjellje e pahijshme e VMRO DPMNE-së dhe Trajko Veljanovskit”, thotë Mançevski.

Lidhur me akuzat e VMRO DPMNE-së se me nismën për thirrjen e seancës parlamentare për emërimin e kryetarit realizohet platforma e partive shqiptare, Mançevski tha se për LSDM-në nuk ekziston “Platformë e Tiranës”, nuk ekziston program i LSDM-së, por ekziston propozim- program për Qeveri dhe se Kushtetuta dhe karakteri unitar i shtetit nuk rrezikohen. Çdo gjë tjetër, shton më tutje ai, janë spekulime që janë pjesë e fushatës së zezë dhe negative nga Nikola Gruevski.

Mançevski thotë se LSDM bashkë me partnerët tjerë janë të gatshëm edhe në rast se presidenti Gjorgje Ivanov të mos ndërrojë mendimin dhe sërish të refuzoj të dorëzoj mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë.

Për atë nëse LSDM si dhe VMRO DPMNE do të dorëzhoj kërkesa pranë euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, i cili të martën vjen në Maqedoni, Mançevski thotë se ata si parti nuk do të thonë diç që nuk e kanë thënë deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button