E frikshme! Vlorë, 32-vjeçarja hidhet me parashutë, lëndohet gjatë uljes

Një prashutiste ka rënë në afëri të plazhit të ri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të djele dhe sipas informacioneve të para parashutistija është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 13:30, gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes së parashutave në Kaninë, një shtetase është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia D.J., 32 vjeçe, është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës.”

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button