DORA E ZEZË E KULTURËS

Shumë mendime dhe shkarravina të imponuara derdhen, sot, pa një masë kriteri gjithandej hapësirës sonë. Ato janë helme të pa kontrolluara e të pa kontaminuar si duhet nga dija dhe kriteri duhur. Janë veprime të kurdisura kështu vërdallë, pa shije dhe pa efekt pozitiv në opinion, por që nxisin kundërthënie vlerash të shumta  në hapësirë dhe kohë. Posaçërisht, këto kundërshti bëhen për të shpifur dhe për të komprometuar e injoruar tjetrin.
Kemi fakte që flasin për shumë raste të këtilla tronditëse, jo të zakonshme nga etika normale njerëzore, por që janë shkaqe të vetme provokuese në opinion, nga të papërgjegjshmit uzurpues kulturor, që ia shkërdhyen mamanë këtij qytetari shqiptar të pa fajshëm.
Dora e zezë e kulturës i ka zgjatur veprimet e veta nëpër të gjitha anët e Gadishullit Ilirik. Me dekada vepron ky fenomen çoroditës dhe uzurpues nëpër të gjitha trojet shqiptar, kryesisht, duke ia ngarkuar dhe bombarduar trurin shoqërisë me rrena e bastardime të mëdha kulturore të prapambetura. Këto mbeturina të skaduara kreative shkarkohen për çdo ditë në trup të qytetarit dhe kulturës në përgjithësi. Bëhen improvizime, me copy pas kulture, e plagjiatura nga më të ndyrat e botës. Ndaj bombarduesit e kësaj kulture të zbatuar rrënueshëm, janë terrorist të sofistikuar me armaturë fjalësh e sintagmash të huazuara, që minojnë zhurmshëm kohën dhe hapësirën tonë për të përfituar shpejt shpejtë autoritet dhe famë në rreth e mëhallë të kurdisur rrejshëm, por me pasoja të rënda civilizuese në masë të gjerë.
Të gjitha këto pisllëqe të derdhura anembanë gjeografisë kombëtare janë të pa përballueshme sot te ne. Ata kameleon e bastard, të pa kulturuar dhe manipulues bashkëkohor, që merren me këto veprime të pa hijshme, përherë janë më të ngutshmit dhe më të zëshmit në shfrytëzim të rasteve të dhëna. Drogojnë masën me kriter artistik të dobët. Ata qëndrojnë para të tjerëve duke përhapur këtë opium të tmerrshëm, me krahët e zgjatur të renës dhe shpifjes së tyre të madhe. Janë të talentuar në këtë sferë veprimi të grabitjes së shpejtë dhe qëndrojnë  si gladiator të ushtruar mirë kundrejt ndrydhjes shoqërore dhe dijes së vërtetë, në krye të turmës therëse. Jehona e tyre është e zëshme, kryesisht me mashtrime e keqpërdorime vlerash, me falsifikime e vjedhje gjërash të huaja përballë durimit të tonë të skajshëm, përballë neve që ëndërronim fjalën e lirinë dhe më të përsosurën e sistemit demokratik, që na u imponua në shoqëri, si sfidë kohe fisnike të standardeve të mirëfillta paqësore, pluraliste, civilizuese dhe të asaj feministë të shëndoshë, që ka në gjirin e vet bota përparimtare.
Mirë e ka thënë në një rast shqetësimi të tij, Umberto Eco, se, sot, të ariturat teknologjike ia kanë mundësuar edhe anonimusit ta kritikoj nobelistin. Demokracia është e mirë për njerëzit e ndërgjegjshëm dhe jo për secilin sharlatan që nuk i kupton vlerat e mirëfillta përgjegjësisë. Por ja çka na solli sot demokracia e rrejshme dhe anarkia kulturore e pa simetruar drejtë. Ne dolëm nga monizmi dhe dogmatizmi kulturor, por u ndërtëm dhe u shastisëm keq në stalinizëm partiakë. U burgos vlera e vërtetë në shoqëri. Pastaj halli jonë e keqpërdori laramaninë e lirisë së ngjyrave të shumta partiake të kësaj epoke postmoderne. Nuk ditëm mirë ta kalojmë ylberin e mendimit alternativ pluralist. U krijuan kritere të dobëta vlerësimi. Shoqëria mbeti nën diktatin e anomalive të shumta. Pastaj halli jonë i përqesh liderët, kur ne të uritur vraponim pas tyre pa kriter standardi, duke i quajtur udhëheqësit tanë ‘’Skenderbega’’ për një copë ashti të dhedhur e të pa merituar në shfrytëzim.
A nuk është njëmendësi kjo bindje e klisheizuar keq ? Shumë lehtë u nëpërkëmb nga fetishistët ky popull i përvajtuar me decenie. Ia thyen zverkun e dinjitetit nëpër lakadredhat e lëmoshës dhe injorancës. Kjo metodë e nështrimit u zbatua shumë lehtë në masë. Varfëroje njëherë dhe pastaj dresoje si të duash për interesin tënd teknokratik, se i shkreti ka uri të madhe, ha sapun të imponuar për djathë të lakmuar. A nuk jemi tani bartës të njëmendësisë, kur fajin ia hedhim një individi se nuk di t’i avancoj gjërat e nevojshme? Por kultura standardizuar duhej të vij bindshëm nga ne të gjithë dhe në çdo segment të jetës. Të respektohet niveli shoqëror i diverziteteve të kapshme me konsensus, të njihet hierarkia e vlerave të verifikuar nga ekspertët e vërtetë. Dhe kjo mundësi më vonë do të bëhej realitet i kapshëm drejt shtigjeve hulumtuese, prej të vërteti, për edukim tërësor të shoqërisë, që nga fëmijët e deri te ai më i moshuari.
Nga pamundësia e veprimit adekuat, demokratik të dijes, krijuam fraksione të pa nevojshme interesash e grupesh të caktuara, për bajraktarizëm mburrjesh, sa për t’u dukur përkohësisht këtej pari në krye të një posti të dhuruar gratis nga të tjerët, në një kohë e afat të caktuar, e deri në arena betejash e kamuflimesh të zbehta kulturore e politike. Dhe sipas kësaj të gjithë ata grabitqarë karrierist të stërvitur mirë në këtë teren të brishtë dhe në pa konkurrencë dijesh nëpër institucione, e rrënojnë dëshirën e njeriut të devotshëm, të strukturuar kujdesshëm në tolerancë e respekt, dhe sidomos rrënojnë në shoqëri atë demokracinë e mirëfilltë të ëndërruar kaherë, si ndjenjë lirie tërësore, e që është fokusuar në vetëdije si vlerë e shëndosh e qëllim i përgjithshëm qytetar, gjegjësisht duke pritur me vite drejtësinë dhe të vërtetën e standardit normal sistemor. 
Kryesisht për të zënë vendin e merituar njerëzit dhe ato individë që janë më bindës nëpër ato të mira dhuruese të qeverisjeve objektive të shoqërisë së organizuar si duhet.
Para së gjithash sot ato motive shqetësuese, të hierarkisë shoqërore të lënduar rëndë, për mua kanë marrë atë formë gjurmuese të  konspiracionit tim të pa thënë deri më sot. Më kanë detyruar të shpalojë do mendime individuale minimale, ndryshe nga ajo leverdia e zakonshme e përfitimit personal banal maksimal, e cila sot është sadopak e kushtëzuar kah përgjegjësia individualiste, si kriter bashkëkohor postmodern i instaluar në vete, për këto fenomene e gjëra të errëta që sundojnë barbarisht e marrëzisht keq kulturën tonë me decenie. Dhe këto detyrime njerëzore, optimiste, të kultivuara me ngajë të madhe durimi, por të pranuara dhe akumuluara në sistem prej shoqërive të ndershme, prej atyre shoqërive që janë shembull standardesh të larta në botë, sepse sipas kriterit dhe nivelit të dëshmuar profesionist, aty për aty, ato kanë vepruar sistematikisht në ngritje emancipuese dhe në kërë formë të duken normale, të mbeten kritere të përzgjedhura që edhe sot e kësaj dite veprojnë me maturi ndikuese në trajtën vertikale të trandjes së trurit tonë për efekt edukues e bindjeje subjektive të qëndrueshme, afatgjate, të vendosur me nivel pozitiv në vetëdije tolerancash. 
Pa lakmi interesi personal, por duke u ngjeshur në ne si sistem i shembullit të mirë, me këto veçanti ekzistuese dhe si rregulla kulture të qëndrueshme e të pranueshme me standard, në kërkimin e dallueshmërisë dhe tolerancës së vlerave të mirëfillta, për të talentuarit e vërtetë që i bart dhe i kërkon koha. Unë e di se ka shumë njerëz që mendojnë në këtë formë të qasjes së ideve, por ka edhe prej atye që nuk u konvenojnë këto fakte dhe nuk i përkrahin këto mendime. Por di edhe këtë, nga përvoja që kam në fushën e letërsisë, se në kulturën tonë ka libra dhe lexues të dobët. Këto janë dëshmi që ndeshemi për çdo ditë, si motive ngacmuese për të ndryshuar gjërat rreth nesh. Veçanërisht për t’u angazhuar të gjithë ne me shkas nevoje të përgjithshme njerëzore dhe për t’i parë veprimet kulturore të gjeneratës së re ndryshe nga kallaballëku i turmës së keqe dhe epopkës që plason sot tendenca dhe vlera të përdala e të vonuara në shoqëri.
 
Mediokriteti në artë e kulturë
 
Shumë veta, sot, ankohen prej mediokritetit në artë e kulturë, me të cilët gjithsesi se pajtohem edhe unë se ashtu jemi përmbytur thellë nga kjo llavë e keqe, e madhe, por, ‘’Ne të diturit e sotëm’’, apo bijtë e kësaj epoke tëre, nëse jemi të drejtë dhe kaq shkencëtar të ‘’mëdhenj’’, të mirëfilltë e të verifikuar, e që  dalim të guximshëm nga krateri i diturisë madhe, ‘’të përkundur me dije galopane të zjartë që në djep’’,  atëherë nga ana tjetër e gjykimit të drejtë, duhet të tregojmë saktësisht shkathtësinë e prurjes sonë në skenë kulture, se çka është vlerë dhe jo vlerë e mirëfilltë në artin tonë bashkëkohor të përgjithshëm? Çka është klasike dhe çka është moderne e postmoderne? Çka është tradicionale dhe çka është eksperimentale? Tema dhe detyrime të këtilla kemi shumë për t’i shqyrtuar. Kemi edhe institucione e universitete për t’i zbërthyer e dhënë ndriçim shkencor të duhur këtyre gjërave që na preokupojnë e provokojnë dhe duke na mbajtur peng të kohës.
Siç dihet më, nëpër letrat tona, temat dhe motivet mund të përsëriten dhe të jenë tradicionale, por teknika dhe simbolika e përdorur ndodh dhe dinë të bëhet ndryshe dhe shumëherë edhe eksperimentale. Këto dallime prurjesh shkrimore duhet t’i bëjmë tani shkas diskutimi,duke e konsideruar çështjen ngacmuese përgjegjësi e dituri të madhe. Të pranojmë informacione shkencore serioze dhe, jo të anojmë njëanshëm, sipas interesit që kemi për individë të caktuar gjatë shpalimit dhe periodizimit të vlerave të mirëfillta. Të na përsëriten gjërat deri në përmasë vullgariteti. Duhet t’i njohim para së gjithash, mirë e mire, standardet ekzistuese të vlerave që kultivohen sot në botë dhe te ne. Kështu siç bëjmë ne, shkel e shko përpara, me të vërtetën ekzistuese, kur përballemi, nga çasti në çast, me realitetin shpërfillës, sidomos nga prania e  hidhur këtij zhgënjimi të plasuar keq, për të arriturat tona mediokre, ashtu shëmtueshëm nëpër mahalla letrare, siç na ngufatin tani të dhënat e shumta të kiçit dhe shundit në art, e që ditë për ditë, na përmbytin mosdurimet në politikë, kulturë e shkencë.
Më ra rasti të lexojë disa vargje poetike në një portal të internetit, nga një autorë që ishte shqetësuar edhe ai keq nga mediokriteti vërshues, por çka të shoh aty në atë shpellë kreative të tij, në ato pak vjersha të derdhura vërdallë si llavë djegëse, nëpër ‘’gazeta’’të mundshme elektronike dhe në facebook, aty shihej një idilizëm i tejskajshëm, një patetizëm tronditës ‘’patriotik’’, një romantizëm i paparë dhe ky imazh trumbetues, me patos patriotik euforik, e bombardues i tmerrshëm i hapësirës, që gati më dërgoi në mal nga euforia e jehonës së plasuar zëshëm e vrullshëm,  të dal‘’me pushkë në dorë dhe me municion të ngarkuar deri në dhëmbë’’, për të luftuar e bombarduar të keqen e hidhur në popull, pas kësaj tronditje e krrokatë e madhe poetike, prej atdhedashurie formale të individit të gjymtuar rëndë në ato krijime të derdhura pa masë kriteri të duhur artistik. Dhe ngandonjëherë, po thuaj aty, nëpër në ato shkrime e portale, lexoj shpesh edhe autorët e këndshëm të Rilindjes apo të romantizmit e realizmit kritik të ikur. Por autori që përmend mediokritetin m’u duk sikur me vargjet e tij e kishte ndalur orën, mu në atë pjesë të kohës së Motit të Madh. Kërkonte lirinë e humbur në qiell e tokë, të cilën liri të kërkuar, qorras, vet e ka burgosur me pa dije e Patos patetik injorance në vete. Të gjithë e dinë se çka është romantizmi. Njeriu vet e zgjedh rrugën e përcaktuar të kreativitetit. Me çka do të merret ku do të shkojë dhe ku do të arrij.
Çdo individ ngarkohet me fantazi romantike personale, po si e trajtonë atë mrekulli ndjenje e imagjinate të brendshme gjatë rrugëtimit jetësorë. Por ne sot, jetojmë ndryshe, o njerëz të ndritur që doni letërsinë dhe artin e vërtetë! Unë nuk dua tua prishi të tillëve atë orgazmën e madhe të ndjenjës e shijes personale të vardisur në këtë formë dehjeje dhe as nuk dua tua varrosi këndelljen e tyre erotike e artistike të shfrenuar dhe as, ‘’lezetin dhe ëndrrat’’ e imagjinuara të kreativitetit personal. Po ky veprim i papërmbajtur në kriter, më çudit në kohën tonë, kur kërkojmë standard kulture të avansuar, bashkë me vjedhjet dhe përsëritjet artistike që bëhen në këtë mënyrë, na kap trishtimi dhe pikëllimi, për gjendjen e krijuar sot në kulturë. E keqja e kësaj katrahure shoqërore është e tillë se shumë pak lexohet edhe më pak mbahet mend. Unë kam dëshmi të mëdha plagjiaturash e huazime vargjesh edhe për autorë të tanishëm që janë afirmuar shumë, por pa të drejtë dhe rrejshëm. Një pjesë e tyre plasojnë Facebooc një shund dhe klishe vargjesh të thëna e të stërthënë deri më tani dhe pastaj mundohen të të japin mendime prerëse për vlerat dhe jo vlerat ane mbanë trungut tonë kulturor.
Sot mjetet dhe kushtet jetësore të informimit mund të na e diktojnë rrugëtimin e ecjes sonë kulturore e artistike, kreative tjetër fare, po qe se dimë t’i shfrytëzojmë si duhet ato shtigje, mundësi, e kërcime të shumta standardizuese. Forma dhe përmbajta artistike kërkojnë dije dhe kriter të veçantë. Të bëhemi më të vërtetë me të arriturat më të mira të kohës, Jeta teknologjike tanimë na e ka ndryshuar dhe trasuar lëvizjen tonë mendore e shpirtërore nëpër të gjitha anët. Ka ndikuar në shijen dhe perceptimin për gjërat që gjenden rreth nesh. Shpirti dhe zemra jonë është e ngarkuar me lloj-lloj gjërash dhe idesh avancuese. Dhentë e dhitë, fyelli i bariut, kambana e ogiçit, cicërima e zogjve dhe laraskave është zëvendësuar me desktopin, me zhurmën e makinave të ndryshme, me tymin e fabrikës, me lavatriçen që na zhurmon nëpër shtëpi, me makinën thithëse të pluhurit, me sharrën e motorit që fqiu pretet drujte, me kukullat dëfryese Barbi, me sirenat alarmuese të ndihmës së shpejtë, me shqetësime e sëmundje të mëdha shpirtërore.
Flokët e mendimit janë zgjatur dhe ngjyrosur me llojllojshmëri kuptimesh e ngjyrash tjera figurative estetike. Vetëm dashuria si motiv ka mbetur e njëjtë, por me forma e emocione reflektuese tjera komunikimi e ëndërrimi shpirtëror. Pëshpëritja nga zemra në zemër, tanimë, bëhet me mjete tjera simbolike e gjuhësore e ritmike. Pra, koha teknologjike e ka ndryshuar jetën shumë dhe ne kështu si jemi katandisur keq, nuk na duron të mbetemi në prapavijë të këtyre të arritura teknike e teknologjike, e të përbaltemi keq në vend të kufizuar imagjinate. Koha jonë nuk duron ta kallim zemrën e ta bëjmë’’tejshka’’ me gjëra të përdala e monotone. Të shtrihemi në lëndinën e ndjenjave patetike dhe të numërojmë yjet e derdhura nëpër qiellin e mugët të jetës ëndërruar romantike. Duhet gjithnjë të gjejmë mjete të goditura shprehëse gjuhësore, figura simbolike të rralla e adekuate, për ta provokuar shpirtin njerëzor dhe për ta përfaqësuar me dinjitet kohën si duhet. Sepse arti i kërkuar me mjeshtëri e frymëzim të duhur të bënë përherë për vete, ta mban gjallë trurin.
Të dhuron stil për t’i dalluar veçantitë dhe diverzitetet ekzistuese. Vargjet e goditura, pikturat e bukura, tingujt e këndshëm të muzikës dhe tekstet e shtjelluara mirë mund të kenë vlera të përjetshme e universale, po qe se ato në veten e tyre ngërthejnë art dhe ngjyra arti të kapshme, që do të qëndronin më gjatë në jehonën dhe shijen e kultivuar të njerëzve nëpër vite, si vlera të goditura universale dhe të pranueshme njerëzore. Arti i universalizuar mirë nuk ka hapësirë e kohë të caktuar dhe vlerësim të kufizuar artistik. Ai nëse është i goditur mirë mund të ketë vetëm jetë të gjatë shijimi, dhe kjo arrihet po qe se ne e kemi të inkarnuar atë shije perceptimi si duhet në ne. Ndaj për këtë ‘’mrekulli niveli të pa arritur’’, m e kriter të lartë shijesh të kultivuar, duhet të gjithë ne të punojmë dhe të standardizohemi vazhdimisht me dije. 
Tani në këto rrethana që jemi, të gjitha ato mendime dhe ide të shumta subjektive e nxitëse, po qe se nuk mbarështohen mirë dhe të plasohen në veprim të drejtë për të tjerët, mu në kohë të duhur, mund ta minojnë në kujtesë edhe këtë pak ndjenjë optimiste gjallëruese, e cila është brumosur me alternativë pozitive e shpresëdhënëse në ne, pasi shpresa sot kërkon rrugëdalje alternative, përballë këtyre shëmtive dhe anashkalimeve të shumta që duken në art e kulturë të përgjithshme. Ne kemi nevojë veprimi të realët dhe të drejtë që të bëjmë më tej në kohë një lëvizje të fortë, koherente, gjegjësisht të hapërojmë me hapin e trendëve bashkëkohore në botë dhe të bëjmë detyrimin e sinqertë në veprim, ta largojmë dorën e zezë të kulturës improvizuese dhe të shpalojmë, për mësim, gjërat e ndodhura më herët te popujt tjerë, si vlera të shëndosha standardizuese dhe të verifikuara nga ekspert bindës të shkencës. Sepse ato me seriozitetin e vet sot kanë efekt ndikimi alternativ ndriçues dhe bëjnë zgjidhje estetike afatgjate, kulture, të shëndosh në shoqëri, për të shkuar dhe vepruar guximshëm nëpër standarde dhe me dinjitet e ndikim pozitiv përpara në jetë.
 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button