Junker: Nëse Turqia e kthen dënimin me vdekje kjo do të thotë edhe fund për negociatat me BE-në

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker konfirmoi se nëse Ankaraja e kthen dënimin me vdekje, kjo do të jetë pengesë serioze që shteti të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Nëse dënimi me vdekje vendoset përsëri në Turqi, kjo do të thotë fund për negociatat e shtetit”, deklaroi Junker për Bild, duke folur më pas për “linjën e kuqe”.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbrëmë deklaroi se pret që parlamenti ta miratojë kthimin e dënimit me vdekje pas referendumit në prill për zgjerimin e autorizimeve të presidentit. Kjo ishte hera e parë Erdogani t’i bëjë thirrje parlamentit për ta miratuar kthimin e dënimit me vdekje.

Nga ana tjetër Junker porositi se një hap i tillë do të ishte në dëm të turqve.

“Anëtarësimi i Turqisë do të jetë i pamundur nëse rasti është i tillë, por jo për shkak të evropianëve por për shkak të mungesës së dëshirës tek turqit për të vendosur standarde evropiane”, shtoi Junker.

Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel është akoma më rigoroz në qëndrimet për Turqinë.

“Sot jemi më larg se kurrë më parë deri më tani me anëtarësimin e Turqisë në BE”, deklaroi Gabriel për Shpigel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button