Punimet afër Vardarit, Komuna Qendër: Janë ndalur aktivitetet për ndërtim

Inspektori i autorizuar ndërtimor i komunës Qendër, me udhër të kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka miratuar vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës në bregun e lumit Vardar, kumtuan sot nga komuna.

Në sheshndërtimin, thuhet në kumtesë, nuk ka pasur tabelë informative se kush është investitor, realizues dhe mbikëqyrës, nuk ka të dhëna për dokumentacion të miratuar teknik dhe miratim për punë përgatitëse.

Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski paraprakisht nga njeriu i parë i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski kërkoi ta tërheq, siç thotë, vendimin joligjor për ndërtimin e rrugës në bregun e lumit Vardar.

Ndryshe, një grup qytetarësh dhe pronarë të objekteve në fjalë, dje u  mblodhën në vendin ku kishin filluar punimet, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge. Ndërtimi i një rruge paralelisht me lumin Vardar, e cila parashihet që të ndërtohet nga hoteli “Holiday Inn” dhe të përfundoë te ndërtesa e “Telekom”-it, do të  shkatërroj shëtitoren e bregut, thonë ata.

Përveç kësaj, në kuadër të këtij projekti, parashihet që të shkatërrohen edhe terasat e lokaleve që ndodhen pran lumit Vardar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button