Nëse doni një lidhje të gjatë, kurrë mos pranoni këto gjëra!

Dashuria, në të vërtetë, nuk pranon dhe nuk kapërcen gjithçka! Dashuria nuk mjafton!

Është një keqkuptim i madh ajo që mendojmë se, nëse dashurojmë, mund të kalojmë të gjitha vështirësitë. Vetëm pranimi mund ta bëjë lidhjen të zgjasë.

Mirëpo, të pranosh nuk do të thotë të dorëzohesh, do të thotë të kuptosh që disa gjëra duhet t’i pranojmë ashtu siç janë, përndryshe, nëse kundërshtojmë gjithçka, fundi nuk do të jetë i largët.

Nëse provoni të bashkëjetoni me propozimet e mëposhtme, energjia e çiftit do të jetë më e mirë. Ja gjërat që duhet të kuptoni e pranoni në mënyrë që lidhja t’i rezistojë kohës:

1. Të pranoni gjërat që nuk mund të ndryshojnë
2. Të pranoni se nuk mund ta korrigjoni partnerin në gjithçka
3. Të pranoni që partneri nuk mund të jetë perfekt
4. Jo të gjithë mund të sillen siç doni ju
5. Fakti që nuk është si ju nuk do të thotë që është i gabuar
6. Pranoni defektet
7. Pranojeni dashurinë ashtu siç është në gjendje t’ua jap
8. Pranojeni faktin që e doni
9. Secili mëson në mënyra të ndryshme prej përvojave
10. Pranoni që hera herës do ketë konflikte
11. Mos u nervozoni për shkak të rrëmujës që bën në lavaman
12. Pranoni që njerëzit bëjnë të gjithë gabime
13. Mësoni të falni
14. Secili prej nesh ka një të shkuar
15. Mësohuni me faktin që nuk mund t’iu lexojë mendjen
16. Partneri nuk mund të jetë gjithnjë në lartësinë e pritshmërive tuaja
17. Nuk mund të keni gjithmonë të drejtë!
18. Pranoni që do të ketë momente të bukura dhe të këqija!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button