Pse u nda nga i dashuri? Beatrix Ramosajt flet për “fajin” (VIDEO)

Edhe pse i dha fund një lidhjeje 2-vjeçare, Beatrix Ramosaj vazhdon të besojë në dashurinë e përjetshme: “Gjithmonë me atë sy e kam parë. Unë jam e re dhe nëse një dashuri merr fund, nuk do të thotë që unë nuk do ta besoj më që do ndodhë prapë. Dashuria shfaqet në mënyra të ndryshme, jo gjithmonë është e njëjtë, me sa më ka thënë…” – thotë  Beatrix e ftuar së fundi në “Thumb.”

Edhe pse vetë këngëtarja nuk ka dhënë asnjë deklaratë për “fajtorin” e kësaj lidhjeje, komentet nuk janë ndalur edhe për këtë pjesë. I kujt ishte faji për fundin e kësaj marrëdhënieje?

E pyetur për ketë Trixa sqaron: “Nuk është se jam prononcuar për këtë pjesë. Në fakt, nuk jam prenoncuar fare ‘është faji i tij apo faji im’. Është diçka që ka mbaruar dhe nuk kam shumë qejf që të flas për këtë…” – e mbyll ajo këtë temë duke nënvizuar se është komentuar shumë dhe për këtë shkak nuk do që të vazhdojë të komentohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button