Ndodh edhe kjo, konkurs në SHBA për zgjedhje ideore të murit me Meksikën

Ministria amerikane e Sigurisë Kombëtare ka shpallur konkurs për zgjidhje ideore për murin drejt Meksikës, duke kumtuar se do të ishte ideale nëse është i gjatë nëntë metra, ndërsa pjesa drejt SHBA-së të jetë “e bukur për sy”.

Presidenti Donald Tramp premtoi se Meksika do t’ia kthejë paratë e SHBA-së të investuara në ndërtimin e murit, por autoritetet në Meksikë disa herë e kanë hedhur poshtë idenë e tillë.

Shtëpia e Bardhë paraprakisht kërkoi nga Ministria e Sigurisë Kombëtare të sigurojë tre miliardë dollarë, prej të cilave një pjesë do të harxhohet për murin në kufi.

Sipas dokumentit, muri duhet të jetë i lartë nëntë metra, do të ndërtohet nga betoni dhe do të duket “impozant”. Është e pranueshme edhe lartësia mbi 5,5 metra, ndërsa muri duhet të jetë i tillë që të mos munden njerëz të ngjiten mbi të, shtohet në dokument.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button