Marsh solidarizues për Sirinë në Londër

Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, është mbajtur një marshim solidarizues kundër luftës së brendshme në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Marshimi i organizuar nga organizata e shoqërisë civile “Solidarizim për Sirinë” e cila ndodhet me qendër në Britani ka nisur nga bulevardi Oxford në Londër.

Në marshin ku kanë marrë pjesë afërsisht 500 persona janë hedhur slogane kundër regjimit të Sirisë, Rusisë, Iranit, SHBA-ve dhe Britanisë.

Protestuesit gjithashtu duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Mjaft Asad”, “Mbroni civilët”, Ndalni pushtimin e Iranit në Siri”, “U bënë 6 vite dhe sirianët ende luftojnë për paqe dhe liri”, kanë marshuar drejt zyrës së kryeministrisë.

Kanë kaluar 6 vite nga lufta e brendshme në Siri e cila shpërtheu pasi regjimi i Asadit ndërhyri duke përdorur dhunën ndaj lëvizjes popullore e cila nisi në mars të vitit 2011.

Lufta e brendshme në Siri ka shkaktuar humbjen e qindra mijëra sirianëve si dhe miliona të tjerë janë në situatën e refugjatit, ku afërsisht 3 milionë prej tyre ndodhen në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button